Thursday, March 1, 2012

Klaudja, Flori dhe Erioni, të prekur nga historitë e banorëve

Disa nga banorët dalin në kopsht dhe dëgjojnë Elvisin teksa tregon barsaletë dhe të gjithë qeshin.

Meti dhe Erjoni shkojnë në pishinë dhe fillojnë të luajnë me topat që mbajnë logon e AMC-së që kanë marrë nga Vëllai i Madh. Atje është dhe Gentiana bashkë me Albulenën, të cilat luajnë afër pishinës me njëra-tjetrën.

Albulena, Flori dhe Graciano ndodhen në kopsht dhe filllojnë të bëjnë shaka e të qeshin me njëri-tjetrin. Albulena fillon të këndojë dhe të dy djemtë fillojnë të qeshin e të tre banorët hedhin batuta e argëtohen me njëri-tjetrin.

Klaudja dhe Flori flasin për natën e mbrëmshme dhe të qarat e banorëve nga historitë që kanë kujtuar. Klaudja tregon se është prekur shumë, ndërsa Floriani veçon rrëfimin e Metit, i cili i ka prekur të gjithë. Flori e vlerëson si sakrificë shumë të madhe përjetimin e asaj situate nga Meti, i cili ka qenë vetëm 9 vjeç. “Të iki malit, vetëm...është shumë e rëndë”, shprehet Flori. Ai thotë se lufta në Kosovë, nuk ka të krahasuar me luftën e 97-ës në Shqipëri, pasi lufta e Kosovës ka qenë më e rëndë.

Elvisi dhe Anila bisedojnë afër pishinës për gjëra të përgjithshme, ndërsa Ermali luan lojën “Damë” me Arjolën në sallon.

Social Profiles