
Ai shprehet se ka ardhur në dhomë për të thirrur Klaudjën, që të ishte e pranishme, por ka parë që atë e kishte zënë gjumi. Graciano komenton sjelljet e Ermalit, ku ky i fundit teksa është larguar nga kuzhinë me Françeskën, ka dashur të krijojë xhelozi tek banorët.
Ndërkohë,Elvisi, Arbri, Françeska, Anila e Lorena qëndrojnë në kopësht duke biseduar. Përsëri temë kryesore është modeli i flokëve i Gentës, ku Françeska kërkon të dijë nga banorët si u është dukur ajo, e shpreh mendimin se saj se nuk i ka pëlqyer. Anila përgjigjet se i është dukur shumë modern modeli i flokëve, e po ashtu Lorena shprehet se i ka pëlqyer.
Arbri shton se ajo lloj prerje duhet bërë nga një profesionist e Françeska thotë: “Genta nuk ngjan shëmtuar, por nuk i shkon ai model”. Graciano afrohet pranë tyre e thotë se i ka pëlqyer Genta e Anila i mëshon mendimit të saj, se Gentës i shkojnë shumë flokët ashtu siç ia ka prerë Vlashi.
0 comments:
Post a Comment