Tuesday, March 13, 2012

Genta debaton me Gracianon dhe sqarohet me Lorenën

Në dhomën e ndenjes vjen edhe Graciano i cili përpiqet që të sqarohet me Gentën duke i thënë se ai debatoi me të për faktin se ajo foli për të me djemtë e dënuar. Genta duke u përpjekur që të sqarohet me Gracianon i thotë se ajo thjesht dha një mendim kur të tjerët po flisnin për të.

Graciano akuzon Gentën se ajo bëri thashetheme për të dhe i thotë se ajo nuk kishte pse të diskutonte shenjën e tij me Liamin, Arbërin dhe Ermalin, por mund t;ia thoshte atij. Genta nuk i pranon akuzat e Gracianos dhe thotë “unë nuk e diskutova me njeri, unë thjesht dhashë një mendim kur të tjerët diskutonin për ty”. Graciano i thotë Gentës se ajo e bëri qëllimisht atë, por Genta nuk e pranon këtë” “pse nuk më the mua hiqe shallin Graciano, por e diskutoje me ata” i thotë Graciano Gentës dhe ajo i betohet se ia ka thënë që në mëngjes një gjë të tillë.

Graciano i thotë Gentës se ai nuk ka për ta lejuar që ajo të sillet në këtë mënyrë kundër tij dhe largohet. Pranë Gentës vjen Lorena e cila i kërkon shpjegime për fjalët që tha. Gentjana e sqaron Lorenën se ajo nuk tha asgjë që kishte lidhje personale me Lorenën. Lorena i thotë Gentës se ajo nuk ka të drejtë që të gjykojë apo të japë mendime për sjelljen e saj. Genta i përgjigjet “unë nuk dua të të gjykoj, jo se nuk mundem, se në fund të fundit këtu për këtë punë jemi” dhe më pas shton se ajo nuk tha asgjë kundër Lorenës konkretisht. Dy vajzat sqarohen dhe Lorena ashtu si raciono largohet nga dhoma e ndenjes.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles