
Ndërkohë që banorët hanë drekë, në shtëpi vendoset muzikë. Kështu me të përfunduar së ngrëni, banorët sistemiojnë tavolinën e ngrënies dhe me pas fillojnë të kërcejnë me muzikën në sfond. Gjatë kësaj kohe ata diskutojnë për provën e javës duke kërcyer e kënduar. Ermali ngacmon vajzat e shtëpisë duke u thënë “kanë filluar të kërcejnë e të këndojnë të gjithë, ju vajza jeni bërë shumë provokuese” duke iu referuar mënyrës se si ato kërcejnë.
Big Brother njofton banorët që të futen në dhomën e gjumit dhe të përgatiten për fillimin e provës së javës. Ata shkojnë të përgatiten dhe vajzat vazhdojnë të kërcejnë edhe në dhomën e gjumit.
Ndërsa presin që të fillojnë provën e javës, banorët shkëmbejnë biseda të shkurtra, shaka e ngacmime të ndryshme midis tyre.
0 comments:
Post a Comment