Home » » Disa nga banorët qëndrojnë në kopësht duke biseduar. Graciano shprehet se kjo javë ka kaluar shumë shpejt e Doloreza përgjigjet se nuk e beson se sot është e premte. Edi thotë se java ka kaluar shpejt dhe në sajë të provave që kanë bërë. Graciano shprehet se në shtëpinë e BB, koha fluturon. Doloreza shprehet se javë më të mira i presin banorët. Ata bisedojnë për provën e javës “të jetosh në kuti” e hamendësojnë se sa orë mund të kenë realizuar të gjithë sëbashku. Ndërkohë, Liam e Arbri qëndrojnë në sallon duke biseduar për tema të ndryshme, ku ndër të tjera, Arbri e pyet Liamin se cila ka qenë arsyeja që ka aplikuar për të qenë pjesë e BB. Liam përgjigjet se së pari dëshiron të bëhet i njohur si DJ dhe e dyta, për të fituar paratë. Liam thotë se paratë i duhen për të ndihmuar familjen e tregon se nuk ka ardhur shpesh në Shqipëri, ndërsa kur të dalë, do të shohë se çfarë rezultatesh ka dhënë pjesëmarrja në BB. Liam thotë se në Gjermani është shumë e vështirë të depërtosh për t’u bërë DJ i njohur, por ai ka patur fat që ka njohur një nga organizatorët më të mirë të festave. Liam thotë se ç’do gjë e ka arritur me forcat e tij, paçka se nuk ka qenë në gjendje të mirë ekononmike, ndërsa tani ndihet mirë pasi ka dhe shoqëri të mirë. Liami vazhdon të bisedojë me Arbrin e i tregon për rrugëtimin e jetës së tij.
Disa nga banorët qëndrojnë në kopësht duke biseduar. Graciano shprehet se kjo javë ka kaluar shumë shpejt e Doloreza përgjigjet se nuk e beson se sot është e premte. Edi thotë se java ka kaluar shpejt dhe në sajë të provave që kanë bërë. Graciano shprehet se në shtëpinë e BB, koha fluturon. Doloreza shprehet se javë më të mira i presin banorët. Ata bisedojnë për provën e javës “të jetosh në kuti” e hamendësojnë se sa orë mund të kenë realizuar të gjithë sëbashku. Ndërkohë, Liam e Arbri qëndrojnë në sallon duke biseduar për tema të ndryshme, ku ndër të tjera, Arbri e pyet Liamin se cila ka qenë arsyeja që ka aplikuar për të qenë pjesë e BB. Liam përgjigjet se së pari dëshiron të bëhet i njohur si DJ dhe e dyta, për të fituar paratë. Liam thotë se paratë i duhen për të ndihmuar familjen e tregon se nuk ka ardhur shpesh në Shqipëri, ndërsa kur të dalë, do të shohë se çfarë rezultatesh ka dhënë pjesëmarrja në BB. Liam thotë se në Gjermani është shumë e vështirë të depërtosh për t’u bërë DJ i njohur, por ai ka patur fat që ka njohur një nga organizatorët më të mirë të festave. Liam thotë se ç’do gjë e ka arritur me forcat e tij, paçka se nuk ka qenë në gjendje të mirë ekononmike, ndërsa tani ndihet mirë pasi ka dhe shoqëri të mirë. Liami vazhdon të bisedojë me Arbrin e i tregon për rrugëtimin e jetës së tij.
Banorët shkojnë në kushinë dhe ulen në tavolinën e ngrënies. Gjatë kësaj kohe ata presin që dreka e tyre të jetë gati. Elvisi, Françeska, Meti dhe Vlashi merren me gatimin e drekës. Të tjerët diskutojnë kryesisht për ushqimet, por edhe për tema të tjera. Gjatë kësaj kohe banorët bëjnë shaka dhe ngacmojnë njëri-tjetrin me fjalë.
Ata mundohen që të organizojnë edhe lojra. Kështu Erioni dhe Ermira shkojnë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të pikturojnë mbi foton e Edgarit. Erioni është i pari që afrohet pranë shtratit të Edit dhe vizaton mbi fotot e këtij të fundit që janë vendosur te pasqyra sipër krevatit. Ai shkruan “gjeni ndryshimin” dhe bën shënime mbi njërën prej fotografive, duke bërë që pamja të duket qesharake.
Erioni i kërkon Ermirës që të mos thotë që ai është autori i vizatimit të fotos dhe thërret Ermalin në dhomën e gjumit duke i thënë “gjeje pak ndryshimin te fotot e Edit”. Ermali qesh dhe pak më vonë ai thërret Edgarin
Pas Erionit edhe Ermira bën disa shenja të tjera mbi foto. Nuk kalon shumë kohë dhe në dhomë hyn Edgari. Ai vëshgon foton për pak çastesh dhe më pas largohet. Ermali, Erioni dhe Ermira qeshin me të dhe Ermali thotë “më duket se nuk e gjeti dot ndryshimin”.
Më pas Edi largohet nga dhoma e gjumit dhe bashkohet me pjesën tjetër të banorëve.
0 comments:
Post a Comment