
Elvisi shprehet se Genta mund të merret me larjen e rrobave pasi e bën mirë këtë punë, por Françeska nuk është dakort. Ermira shprehet se ende nuk i ka të rregulluara rrobat e saj, pasi poshtë krevatit të saj ka rrobat Graciano, ndërsa në dollap nuk ka vend për të, kështuqë ajo i kërkon banorëve të gjejnë një zgjidhje.
Klaudja shprehet se dëshiron t’a shohë se si do shkojë bashkëveprimi i tyre në grupe. Doloreza shprehet se ajo është e gatshme të marrë pjesë në gatim, ndërsa Lorena e Arbri debatojnë pasi nuk bien dakort me mendimet e njëri-tjetrit. Liam propozon që sëbashku me Gracianon e një nga vajzat mund të merren me larjen e xhamave.
Françeska shprehet se që ditën e dytë që ka qenë në shtëpi, ka marrë pjesë në punët e shtëpisë, e tani e tutje do të gatuajë për vetë për veten, pasi ka merak për ushqimin. Doloreza shprehet se Françeska po ofendon veten me llogjikën që ka, e debati precipiton në fjalë më të rënda. Arbri ndërhyn e i thotë Françeskës se ajo ka probleme me veten, nuk di as të flasë, nuk ka edukatë e nuk di të bëjë asgjë. Françeska përgjigjet se Arbri nuk pushon së foluri e ai përgjigjet se Françeska duhet të ketë edukatë për vete, e më pas të mësojë të tjerët.
0 comments:
Post a Comment