Friday, March 9, 2012

Diskutohet kërcimi i Anilës gjatë festës

Disa nga banorët shkojnë në kuzhinë dhe ulen në tavolinë për të ngrënë darkë.

Pjesa tjetër e banorëve janë në kopsht dhe rrinë aty, duke dëgjuar një diskutim midis Anilës dhe Françeskës, për sa i përket kërcimit të Anilës gjatë festës. Françeska mendon se ai kërcim ka qenë provokues dhe se është bërë enkas për të provokuar meshkujt, por Anila nuk e pranon një gjë të tillë, madje ofendohet dhe thotë se ajo gjithmonë kërcen në atë mënyrë sepse ashtu di të kërcejë.

Më vonë banorët fillojnë të bëjnë thashetheme lidhur me Anilën, duke shfaqur mendimin e tyre lidhur me të. Vlashi e këshillon Françeskën, duke i thënë se nuk është mirë që ajo ta përmendë familjen në debat e sipër, sepse gjithçka bëhet më ofenduese.

Më vonë Françeska e diskuton me Ermalin debatin që ka bërë me Anilën, lidhur me kërcimin që ajo ka bërë gjatë fëstës. Ermali mendon se ai debat ishte i palogjikuar mirë dhe se kanë bërë gabim që kanë harxhuar aq shumë kohë, duke u marrë me kërcimin e njërës prej banoreve të shtëpisë.

Pas disa minutash vihet re që në shtëpi bie qetësia. Të gjithë banorët i zë gjumi. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles