
Pas tij, zgjohen dhe Doloreza, Ermali e Liam. Ermali ankohet për zhurmat e hapave, por Edi i përgjigjet se ecën me shumë kujdes, pikërisht për të mos bërë zhurmë. Djemtë mendojnë që sot duhet të merren e punët e shtëpisë, kryesisht me pastrimin dhe ankohen për banorët që janë të parregullt dhe të pakujdesshëm.
Liami i kërkon Edit një çakmak e ai e pyet se për çfarë i duhet, duke qenë se Liami nuk pi cigare. Liami i përgjigjet se i duhet për të zgjuar banorët e shkon në dhomat e gjumit duke mbajtur ndezur çakmakun për dritë, pasi në dhomë dritat janë ende të fikura. Genta çohet nga krevati dhe e nxjerr Liamin nga dhoma, në mënyrë që të vazhdojë të flerë. Liami më pas, shkon pranë Edit dhe shprehet se sot, përpara se të fillojnë provën e javës, pra të futen në kutia, duhet të pastrojnë shtëpinë.
0 comments:
Post a Comment