
Liami fillon të flasë me vete, në mënyrë që të zgjohen edhe shokët e tij të dhomës, por kur e shikon që tentativa e tij s’ka rezultat, shtrihet sërish për të fjetur gjumë, ndërkohë që Vëllai i Madh tashmë ka ndezur dritat.
Vëllai i Madh vendos muzikë në sfond, e cila e kënaq shumë Liamin dhe fillon që të kërcejë i vetëm në dhomën-burg.
Me vendosjen e muzikës, fillojnë që të zgjohen një e nga një edhe banorët e tjerë në dhomën e gjumit.
Edgari del jashtë, për të shijuar rrezet e diellit dhe fillon të kërcejë edhe ai me muzikën e vendosur nga Vëllai i Madh.
Liami ka nevojë që të dalë nga dhoma-burg dhe kërkon rojën, por atje nuk shkon askush. Edgari revoltohet dhe thotë se është e pamundur që t’i bëjë njerëzit të ndërgjegjshëm, pasi banori që e ka radhën duhet të ishte atje, pa ia kërkuar askush.
Më pas Edgari shkon në kuzhinë dhe fillon që të merret me pastrimin.
0 comments:
Post a Comment