Tuesday, March 13, 2012

Puthje në buzë për Anilën

Banorët ndodhen në dhomën e ndenjes dhe bisedojnë për gjëra të ndryshme. Aty ndodhet edhe Anila e cila tenton që të flejë. Pranë saj i shkojnë Vlashi dhe Meti. Djemtë fillojnë të ngacmojnë Anilën e cila ka mbuluar sytë me kapuç për të penguar ndriçimin e dhomës.

Djemtë planifikojnë që ta ngacmojnë Anilën. Ata i shkojnë pranë dhe Vlashi e puth Anilën. Të tjerët fillojnë të qeshin duke i thënë Anilës se më në fund edhe ajo e mori një puthje në buzë. Anila e mohon se Vlashi e puthi në buzë, por Erioni dhe Meti e kundërshtojnë duke i thënë se ata e panë. Anila i kërkon Vlashit që ai të sqarojë të tjerët se e puthi në faqe dhe jo në buzë, por Vlashi i përgjigjet se ai e puthi në buzë.
“Urime vëlla!” i thotë Meti Vlashit dhe ndërsa Anila shtrihet përsëri për gjumë, Meti thotë “po i vjen mirë, se shihe, se vret mendjen fare”.

Djemtë nuk mjaftohen me puthjen e parë, por teksa ajo tenton të flejë përsëri, ata e ncajmojtë prapë. Këtë herë Graciano fshihet mbrapa divanit ku është shtirë Anila dhe e ngacmon. Anila akuzon Vlashin dhe Metin, por ata e mohojnë se e kanë prekur. Ajo e zbulon se këtë herë ishte Graciano që i prishi gjumin.
Kështu djemtë bëjnë shaka me Anilën duke i marrë kapuçin dhe duke ia fshehur atë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles