Thursday, March 1, 2012

Prova e javës sjell lot te konkurentet

Që në fillim të provës nisin lotët brenda shtëpisë së Big Brother. Është Anila që pa e nisur edne provën fillon të qajë. Ajo tregon momente të vështira të jetës së saj dhe të tjerët dëgjojnë me vëmendje. Pas Anilës edhe Edi tregon disa nga momentet më të vështira të jetës së tij. Prova vazhdon me Erjonin dhe konkurentët preken dhe ndërsa dëgjojnë fillojnë të qajnë edhe ata. Pas Erjonit është Meti i cili kuton disa nga momentet më të vështira të jetës së tij. Ai tregon për dhimbjet më të mëdha që ka kaluar duke e nisur me humbjen e babait.

Në shtëpi krijohet një atmosferë melankolike dhe një heshtje e cila thyhet vetëm nga zëri i ati që rrëfen historinë. Më pas Meti e vahdon me humbjen e një kushërire që e quan “motra më e mirë në botë” dhe më pas me përjetimet gjatë luftës së Kosovës.
Pas Metit Klaudja është e fundit që mbyll këtë fazë të provës së javës. Ajo vendos që të mos tregohë histori të dhimbshme në mënyrë që konkurentët të pushojnë së qari dhe atmosfera në shtëpi të ndryshojë.

Megjithse Klaudja shmang lotët, pas provës të qarat fillojnë përsëri. Arjola fillon të qajë me të madhe në dhomën e gjumit. Bashkë me Arjolën edhe Anila qan, ndërsa Albulena qan në oborr. Gjatë kësaj kohe ata komentojnë provën dhe qajnë duke folur për familjet.

Social Profiles