Thursday, March 8, 2012

Edi-Françeskës: “Je prepotente, më në fund të hoqa qafe”

Edi, Françeska e Liami qëndrojnë në kopësht duke biseduar për natën e mbrëmshme, ku Françeska i thotë Liamit se ai ka folur pa vetëdije në gjumë, e Edit i thotë se gërhet shumë. Liami nuk e beson dhe thotë se nëse e ka bërë, ka qenë pa kioshiencë. Ermali vjen pranë tyre dhe i mbështet fjalët e Françeska. Kjo e fundit thotë se këto janë shenja shqetësimi e lodhje, por Edi shprehet se ajo po krijon një pamje të pakëndshme të Liamit. Edi thotë se Françeska bëhet në shumë raste prepotente pavend, por ajo kundërshton.

Françeska kërkon shpjegime nga Edi përse e cilëson kështu, por Edi përgjigjet se nuk e lë veten t’a diskutojë Françeska. Kjo e fundit del në mbrojtje të Liamit, por Edi shprehet se ka aq kofidencë me Liamin sa të bëjë atë lloj shakaje. Liami mundohet të shuajë debatin duke thënë se Edi e bën vazhdimisht këtë pasi ika fjalët e rënda, por nuk i thotë me kuptim pexhorativ. Edi shprehet se Françeska kaloi në prepotencë për t’a gjykuar atë.

Më pas, debati mes Edit e Françeskës merr dhe drejtimin për të shpjeguar përplasjen që kanë patur dje, për çështjen e gatimit. Françeska shprehet se Edi i obligon njerëzit t’i përgjigjen siç do ai, dhe në këtë rast është ai prepotenti. Ajo shton se banorët duan të krijojnë konflikte pa baza dhe vendos se që në momentin që Edi i foli në atë mënyrë, s’ka përse të bisedojë më me të. Edi përgjigjet: “Më në fund të hoqa qafe”. Françeska shprehet me habi se paska qenë e vështirë për Edin deri më tani që e hoqi qafe e ky i fundit thotë se Françeska e hoqi vetë mundësinë e saj.

Sëfundi, Edi komenton debatin që pati me Françeskën me Gentën dhe kërkon mendimin e saj, e po ashtu Françeska komenton Edin me Ermalin e Liamin. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles