
Edi shprehet se disa nga banorët kanë devijuar nga rregullat e lojës e duhet t’i tërhiqet vëmendja, e në veçanti specifikon Dolorezën, e cila gjatë qëndrimit në kuti, ka mbajtur një tapet poshtë këmbëve, gjë që banorët e tjerë nuk e kanë bërë. Doloreza afrohet pranë tyre dhe Edi shprehet se gjithmonë flet me nënkuptime për gjërat delikate, e kush është i zgjuar duhe t’a kuptojë mesazhin. Në mbështetje të kësaj, Edi shprehet se në shtëpi duhet të ketë më shumë elasticitet mes banorëve, e jo çdo gjë t’a kapin majë më majë, pasi kur diçka thyhet, nuk mund të bashkohet më.
Klaudja i thotë Edit që këtë frazë t’ia përsërisë Dolorezës dhe njëherë sepse i nevojijtet, pasi i lëshon batutat shumë të rënda. Doloreza i thotë me ironi Klaudjës: “Kënaqesh ti nëse e thotë dhe njëherë Edi?” e Klaudja i përgjigjet me të njëjtën monedhë se Dolorezën e gjithë të tjerët, i kanë sjellë për të kënaqur atë. Në këtë moment, Edi e këshillon Dolorezën të jetë më elastike.
0 comments:
Post a Comment