
Edgari shpenzon kohën duke sistemuar kuzhinën, ndërsa Dolorezi lan enët. Më pas Edi qëndron në kopësht me Ermirën, ku bisedojnë e Edi mbledh të gjithë kanaçet e Top Energy, për të krijuar disa forma me to.
Ndërkohë, në dhomën e gjumit djemtë sapo fillojnë të zgjohen, ku Elvisi shkon pranë krevatit të Liamit për t’a zgjuar nga gjumi duke e trembur me zhurmë, dhe ia arrin qëllimit. Liamit i del gjumit e shkon tek Genta, duke u shtrirë afër saj, por Genta reagon keq. Genta ngre zërin duke thënë se nuk është në terezi e i kërkon Liamit t’a lërë të qetë. Ajo shton se është e mërzitur nga modeli i flokëve, pasi nuk i pëlqejnë aspak dhe mbrëmë ka qarë shumë për këtë gjë.
0 comments:
Post a Comment