
Nga ana tjetër, Genta vazhdon të shprehet se është shumë e mërzitur për pamjen që ka marrë me flokët e prera çuditshëm, e Klaudja mundohet t’ia lehtësojë pak situatën. Kjo e fundit shprehet se i pëlqen modeli i prerjes, por Genta s’kishte përse të eksperimentonte, aq më tepët nga dora e një jo prefesionisti. Genta përgjigjet se Vlashi i krihte bukur flokët, prandaj ia ka besuar dhe prerjen, por nuk e merrte me mend se do t’i dilnin kaq keq.
Më pas, Klaudja afrohet pranë Vlashit duke biseduar të njëjtën temë. Vlashi shprehet se i është dukur mirë Genta, por mesa duket ajo nuk është bindur ende se i ka shumë bukur flokët, edhe pse është zbardhur. Klaudja shprehet se do të jetë e vështirë deri sa t’i mësohet syri me pamjen, si asaj dhe banorëve.
Genta afrohet pranë banorëve dhe ata mundohet t’i mbushin mendjen Gentës që ato të mos ndihet keq me flokët e saj. Klaudja është e vetmja që e komplimenton me çdo lloj mënyre, por Genta nuk bindet.
0 comments:
Post a Comment