Tuesday, March 6, 2012

Genta, e tmerruar nga pamja, pasi pret flokët

Anila dhe Meti shtrihen në të njëjtin krevat dhe fillojnë të puthen e të përqafohen afër njëri-tjetrit, ndërkohë që disa prej banorëve në dhomën e gjumit janë në gjumë. Më vonë vendosin që të flenë, por atje shkon Graciano, i cili mendon që t’u bëjë një lojë banorëve. Ai bashkë me Anilën, marrin komodinën dhe e vendosin te dera e dhomës së gjumit, në mënyrë që të mos hyjnë dot brenda banorët që janë në dhomën e ndenjes.

Më pas Graciano, Anila dhe Meti, rrinë në të njëjtin krevat dhe fillojnë të tregojnë histori dhe rengje që u kanë bërë banorëve e fillojnë të qeshin me njëri-tjetrin.

Vlashi ia pret flokët Gentës në banjo, duke ia rruajtur me brisk nga njëra anë. Pasi mbaron procei i prerjes, Genta shikon veten në pasqyrë dhe habitet nga pamja që shikon. Ajo mendon se njerëzit do ta tallin për këtë gjë që ka bërë, por më shumë keq i vjen për të ëmën, e cila do të ndihet shumë keq pasi ta shikojë. Gentiana kërkon një kapele për ta mbuluar, pasi merr një kapuç, hyjnë brenda dhe shikojnë që banorët e tjerë janë në gjumë.

Ata shkojnë sërish në banjë, për të rregulluar ndonjë defekt që mund t’i ketë mbetur dhe më vonë shkojnë në dhomë për të fjetur gjumë.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles