
Nisur nga një këngë që këndon Françeska, Elvisi shprehet se ajo qenka lënduar nga i dashuri që ka patur e ajo në një farë mënyre pohon dhe i shpjegon Elvisit përciptazi se në ç’situatë është gjendur. Më pas, Françeska shprehet se një mashkull si Floriani, mund të zhgënjehet lehtë nga një femër, por Elvisi përgjigjet se nuk është i sigurt për këtë.
Elvisi shprehet se Elvisi nuk ka patur asnjë lidhje serioze, por vetëm aventura. Françeska shprehet se në adoleshencë nuk ka bërë shumë gabime, pasi ka ndenjur me njerëz më të mëdhenj se vetja.
Françeska kthehet tek Ermali, i cili është në kuzhinë duke gatuar, e ai e pyet: “Brodhe deri tani?”, e ajo i përgjigjet se i ka shokë e shoqe të gjithë konkurentët. Ermali thotë me shaka: “U bëra shumë xheloz gjatë kësaj kohë”.