
Më pas, banorët ndërrojnë temë bisede, ku Elvisi shprehet se nuk mund të hyjë në debatet që bëjnë banorët nëse nuk ndihet i interesuar. Klaudja e Elvisi mendojnë për javën e finales, ku disa nga banorët do të jenë në shtëpi, e të tjerët jashtë. Elvisi thotë se do të ishte interesante nëse pjesa që do të jenë jashtë, të ndahen në grupe tifozash për konkurentët që janë në finale.
Klaudja shprehet se ndarja në grupe është e pashpangshme, e Genta thotë se kur të mbarojë BB, do të dëshironte të mbeteshin të gjithë miq me njëri-tjetrin. Klaudja shprehet se miq do të mbeten ata që kanë shkuar mirë brenda shtëpisë, jo detyrimisht me të gjithë. Meti e pyet Gentën nëse ka ardhur për të krijuar shoqëri në BB, e ajo mohon, por thotë se nëse krijon një miqësi, nuk ka përse të mos e mbajë dhe jashtë atë raport. Elvisi shprehet se ai do përshëndetet me të gjithë e pse jo dhe të takohet për të pirë diçka.
Graciano shprehet se një përshëndetje do të mbetet gjithnjë mes tyre, por shoqëria mes të gjithë banorëve është pak e vështirë të mbahet, e Klaudja pohon të njëjtën gjë.