
Bëhet fjalë për vitin 2003 dhe shoku i tij sapo kishte blerë një motor, të cilin nuk dinte që ta ngiste mirë. Erioni tregon se shoku i tij u nis për të ikur në fshatin ku jetonte dhe pas pak kohësh ai kthehet nga rruga dhe shkon sërish aty ku ishin ndarë, duke u dridhur nga frika. Erioni tregon atë që i ka treguar shoku i tij dhe thekson se nuk është i sigurt për vërtetësinë e ngjarjes. Ai thotë se shokut të tij i kishte dalë përpara një grua rreth të 60-ve, e cila rrinte në ajër dhe në momentin që e shikon shokun me motor, është kthyer në anën tjetër për ta parë dhe ka zbritur në greminë.
Ai është frikësuar shumë nga kjo histori, por ende nuk mund ta dijë me siguri nëse është një histori e vërtetë.
0 comments:
Post a Comment