Sunday, March 11, 2012

Klaudja: “Dua të dal, për të ndenjur me miqtë e mi”; Anila: “Dil që tani po deshe”

Banorët në kopsht fillojnë të komentojnë klipet që Vëllai i Madh kishte përgatitur për çiftet e krijuara brenda shtëpisë.

Françeska dhe Anila fillojnë të debatojnë me njëra-tjetrën, pasi Anilës i ka bërë përshtypje fakti që Françeska votoi Anilën për të dalë, kur ballë për ballë i kishte thënë shpesh të kundërtën. “Doja që të dilje se ti rrije gjithë ditën me çunat”, i thotë Françeska. Anila i përmend se ajo rri gjithë ditën me Ermalin dhe se banorët nuk e kanë paragjykuar për këtë fakt. Françeska i pyet të gjithë banorët me radhë, nëse e kanë ndier mungesën e saj, pasi sqaron sa ka pasur kohë mjaftueshëm për t’u shoqëruar me të gjithë banorët. “Unë të paktën nuk flej me njeri”, ia kthen Anila, e cila është e nervozuar nga situata në fjalë.

Pak më vonë banorët fillojnë që të diskutojnë për të nominuarit e kësaj jave. Përmendet emri i Klaudjas, e cila është gjithashtu një ndër banorët e eliminuar, ndërsa ajo ia kthen: “Klaudja mezi po pret që të dalë e ta pi një gotë me miqtë e mi se po na ikën mendja këtu”. “Dil që tani po deshe”, ia kthen Anila e cila e dëgjon bisedën. Klaudja shprehet duke i thënë se nuk mund t’ia japë atë kënaqësi sa të dalë vetë, pa vendimin e publikut. “Mërzitet publiku kur i thua që do të dalësh”, thotë Anila.
E kështu fillon një debat midis dy vajzave, duke komentuar fjalët e njëra-tjetrës. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles