
Françeska fillon t’i flasë Ermalit për të dashurën e tij, duke i thënë se i vjen keq për mënyrën se si mund të ndihet ajo, pasi i shikon ata të dy aq afër. Ermali justifikohet, duke thënë se ata nuk po bëjnë asgjë të tepërt, por për mendimin e Françeskës, gjërat nga jashtë interpretohen ndryshe. Ajo thotë se do të ndihej shumë keq edhe vetë, nëse do të ishte në situatën e të dashurës së tij. “E di që të kam provokuar edhe vetë dhe nuk ke shumë faj”, shprehet Françeska. Ermali kërkon që të ndërrojë bisedë dhe nuk i kthen përgjigje.
Liami i tregon Anilës se Meti ndien për të dhe nëse ajo do ta shikonte me vëmendje, ai shkon atje ku është ajo. E pranishme me ta është edhe Ermira, e cila i thotë se është krenare që dikush interesohet për të. Liami i kërkon që ajo të dalë diku vetëm dhe ka për ta parë që brenda shumë pak minutave, atje do të shkojë edhe Meti.
Më pas Anila diskuton me Elvisin lidhur me marrëdhënien që ka me Metin. Ajo thotë se nuk e konsideron veten të lidhur me të dhe nuk e pranon që ndien për të, por Elvisi mendon se ajo nuk do që ta pranojë, sepse në fakt ndien për të.
0 comments:
Post a Comment