Home » » Liami tregon një histori të frikshme, kur ka qenë i vogël
Liami tregon një histori të frikshme, kur ka qenë i vogël
Liami fillon që të tregojë historinë e tij të frikshme. Ai thotë se kur ka qenë i vogël, rreth moshës 8-9 vjeç ka qenë në fshatin ku jeton halla e tij, afër malit të Tomorit, sepse kishte të njëjtën moshë afërsisht me kushëririn e tij. Ai tregon se të dy kanë shkuar në varreza dhe kanë vjedhur një vazo, por pa lule dhe e kanë vendosur mbi bufe. Po atë ditë, halla ka parrë shëmbëlltyrën e një burri, pikërisht në vendin ku ishte vendosur vazoja. Ai thotë se atë shëmbëlltyre nuk mund ta shihte askush tjetër veç saj, por kjo gjë i ka bërë shumë përshtypje në atë moshë. Liami tregon se e ka çuar vazon në varrin ku e kishte marrë, që të nesërmen në mëngjes.
Banorët komentojnë historinë dhe thonë se kanë dëgjuar shpesh histori të tilla, sepse nuk ëhstë mirë që të marrësh gjë nga varrezat. “Unë kam vjedhur kulaçë në varreza”, thotë Gentiana, ndërsa banorët fillojnë të qeshin.
0 comments:
Post a Comment