
Ajo fillon të flasë për lidhjet që ka pasur dhe tregon më hollësisht për njërën prej lidhjeve. Ajo tregon që në lidhjet e saj të para karakteri i saj ka qenë shumë herë më ndyshe se ky që është sot. “Ai më donte vetëm për kukull”, tregon ajo për njërën prej lidhjeve që ka pasur. Françeska tregon për tradhtinë që ka marrë nga i dashuri i saj dhe thotë se pas saj, gjërat nuk ishin më si më parë, edhe pse mund të ishte gati që ta falte. Ajo thotë se janë gjestet e vogla ato që e bëjnë për vete dhe merr shembull këtu lidhjen e Erionit dhe Klaudjas. “Jo se i kam zili, por asnjëherë s’më ka ndodhur të kem një lidhje si ata të dy, ndoshta e kam unë gabimin”, shprehet Françeska. Ermali mendon se shkaku që ajo kërkon një lidhje të vërtetë, është se ka kaluar shumë lidhje dhe tashmë asgjë nuk i bën përshtypje.
Ermali mendon se ajo në një farë mënyre ia imponon një mashkulli që të sillet pa i kushtuar rëndësi detajeve, në lidhje me të. Françeska tregon për veten dhe thotë se i ndodh shpesh që të ketë luhatje humori dhe kjo i bën që t’i mendojë gjërat ndryshe. “Dhe një njeri që ishte tamam, do ta merrte fati me patjetër!”, thotë ajo me keqardhje për të dashurin e saj që është në burg.
Më pas dy banorët hyjnë, brenda duke u bashkuar me pjesën tjetër të banorëve.
0 comments:
Post a Comment