Pas largimit të Elvisit, Liami fillon të bisedojë me Klaudjan dhe Dolorëzën, e cila e rishpreh simpatinë që ka për Liamin. “Kujdes se të dëgjon e dashura e Liamit”, i thotë Klaudja. Doloreza ndjen një lloj antipatie nga ana e Klaudjas për të dhe i thotë: “Më duket mua, apo më ke shumë inat ti mua?”. Liami fillon të qeshë, ndërsa Klaudja i bën të ditur se ajo ia vë në dukje të gjithëve anët e tyre negative. Më pas Liami tregon një histori, gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.Klaudja dhe Erioni rrinë afër njëri-tjetrit, ndërkohë që Klaudja vëzhgon Erionin se mos është duke parë Dolorezën. Ajo e shfaq hapur xhelozinë ndaj Erionit, duke i thënë: “Pe më andej, i shkreti ti!”. Erioni fillon të qeshë, duke e sqaruar se nuk ishte duke parë Dolorezën. Me ta afrohet edhe Françeska, e cila shfaq pakënaqësi ndaj Dolorezës, duke i treguar Klaudjas një shprehje banale që i ka thënë ajo ditën e sotme.
Klaudja vë re sërish që Erioni po shikon në drejtim të Dolorezës dhe e godet, duke i thënë: “Nuk është e thënë që të jem ulur në prehrin tënd dhe ti të shikosh të tjera”. Erioni e kalon situatën me shaka, duke i thënë: “Do të më bësh me zor që ta bëj”.
Erioni i hedh batuta Dolorezës, ndërkohë që Klaudja e merr shumë seriozisht bisedën dhe i thotë se nëse është duke bërë lojë, duhet t’ia vërë në dukje, që të luajë edhe ajo, në të kundërt, është duke e zgjatur shumë si shaka. Erioni e shikon në sy, i habitur nga një situatë që nuk e priste.
0 comments:
Post a Comment