
Françeska, Ermali dhe Ermira diskutojnë me njëri-tjetrin, duke hapur tema diskutimi nga më të ndryshmet. Françeska tregon se ka një marrëdhënie shumë të afërt me të ëmën dhe se flet me të, njësoj siç mund te diskutonte me një shoqe. Ajo thotë se e ka shumë të vështirë që të lidhet me një njeri, i cili mund ta bëjë 100 për qind për vete dhe vazhdon më tej, duke thënë se martesën dhe krijimin e një familjeje e shikon shumë larg. Ermira i bën të ditur se ajo është shumë e vogël për të menduar që tani për të krijuar një familje të re.
Më vonë Françeska fillon të bisedojë me Ermalin. Ajo thotë se i bën çudi afrimitieti i Klaudjas, të cilin nuk e kishte vënë re më parë. Të dy banorët fillojnë të flasin për kohën që do t’i kushtojnë njëri-tjetrit kur të dalin nga shtëpia, duke dalë herë pas herë nga biseda e duke bërë shaka me njëri-tjetrin.
0 comments:
Post a Comment