Wednesday, March 14, 2012

Genta tregon një histori të frikshme në konvikt


Pas tregimit të Liamit, banorët fillojnë të diskutojnë për faktin se duhet ta marrin seriozisht provën, në mënyrë që të kenë një buxhet të plotë javën që vjen. Genta tregon një histori, që ka ndodhur në konvikt, në qytetin e Korçës. Ajo thotë se në një dhomë, pas një zënke midis dy shoqeve, njëra prej tyre është vrarë, para disa vishesh dhe aty ka ndenjur shoqja e Gentës. Genta tregon se vajzat që jetonin atje, kanë gjetur një gazetë, ku kishin shkruar për vrasjen e asaj vajzës dhe njëra prej tyre kishte bërë shaka me të, por kur është shtrirë për të fjetur gjumë, i është shfaqur një hije, e cila e ka shtyrë pas murit, duke i thënë” Mos u tall më mua!”.

Genta tregon se një ditë ishin mbledhur disa vajza, duke treguar histori të frikshme në dhomë, ndër të tjera edhe historinë e sapo treguar. Ajo thotë se në darkë i është shfaqur asaj një vajzë e veshur me të kuqe, e cila rrinte në dritare dhe se kjo gjë e ka trembur shumë. “Nuk jam shumë e sigurt, mund të kem qenë edhe në gjumë”, shprehet Genta. Ajo thotë se të nesërmen u ka treguar shoqeve të dhomës për vajzën që kishte parë dhe ato i kishin treguar se edhe një tjetër shoqes së tyre i ishte shfaqur një vajzë me bluzë të kuqe. Gentiana thotë se nga kurioziteti e ka kërkuar vrasjen e asaj vajzës në internet. Ajo tregon se është çuditur dhe është trembur njëkohësisht në momentin që ka parë foton e asaj vajzës, njësoj siç e ka parë në ëndërr. Gentiana tregon se për një periudhë shumë të gjatë kohe ka fjetur me dritë ndezur.

Në momentin që Genta po tregon historinë, në zjarr plas nj patate e pjekur, e cila i tremb banorët, të cilët fillojnë të bërtasin, duke qeshur me të madhe më vonë.

Genta tregon se ka përjetuar net shumë të frikshme që pas asaj nate. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles