Tuesday, March 6, 2012

Liami: “Genta kamuflohet pas imazhit që ka krijuar”; Liami-Elvisit: "Po bëhesh më aktiv"

Liami dhe Françeska qëndrojnë në tavolinën e ngrënies, duke ngrënë e duke biseduar. Ndërsa Genta ndërhyn, duke biseduar për diçka, të dy banorët fillojnë të flasin për të. Liami shprehet se ka filluar ta bezdisë karakteri i Gentës, pasi ajo kamuflohet pas imazhit që të tjerët kanë krijuar për të. “Do t’ia bëj të ditur këto që po të them”, shprehet Liami. Françeska i kërkon që të mos flasë që sot me Gentës, por të presë disa ditë sepse mendimi i tij mund të jetë i nxituar. Liami bie dakord me mendimin e saj.

Vëllai i Madh u vendos muzikë në sfond banorëve dhe disa prej tyre çohen për të kërcyer, duke kënduar këngët në sfond.

Elvisi dhe Doloreza rrinë afër njëri-tjetrit, ndërsa Klaudja i vë re dhe fillon të flasë për afrimitetin e tyre me Liamin dhe Ermirën. Liami përfiton nga situata, për të filluar një bisedë me Elvisin. Liami i thotë se ka vënë re një ndryshim për sa i përket Elvisit, duke i vënë në dukje se ai ka qenë shumë pasiv dy javët e para. “Ndërsa tani po aktivizohesh”, shprehet Liami, i cili vazhdon, pas një nënqeshje ironike nga ana e Elvisit: “...edhe po qesh me shumë”. “Ti po shkqlen prap”, i thotë Elvisi duke qeshur. Ndërsa Liami e sqaron se ai thjesht dha mendimin e tij, duke bërë ndryshimin e aktivitetit të tij nga dita në ditë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles