Thursday, March 8, 2012

Klaudja-banorëve: “Qëndroni në lojë për të fituar imunitetin”

Një pjesë e banorëve qëndrojnë në kopësht duke biseduar e duke bërë komente për provën e javës. Klaudja shprehet se katër banorë janë tërhequr nga loja, e do t’i duhet pjesës tjetër të bëjnë dhe orët e tyre nëse duan t’a fitojnë provën. Ajo shton me shaka se Françeska i thoshte Ermalit mbrëmë, se ajo nuk do të dorëzohej para tij, e Françeska përgjigjet se dhe Erioni ka thënë të njëjtën gjë. Ermali shprehet se ka qëndruar aq shumë në lojë, pasi ka dashur të angazhojë veten dhe banorët që të luftojnë për buxhetin, e shton se nuk ka qenë qëllimi i tij kryesor të fitojë imunitetin.

Banorët bëjnë llogari për orët që kanë qëndruar mbrëmë në kutia e diskutojnë nëse do të mund t’a fitojnë provën. Klaudja mendon se mundësia për t’a fituar provën është shumë e vogël, për të mos thënë farë, e i inkurajon banorët që tani e tutje të luajnë për imunitetin personal, e jo më për buxhetin e plotë. Genta pyet banorët nëse do të qëndrojnë përsëri në kutia sot e Liam përgjigjet se nuk i duket e nevojshme, pasi mendon se edhe banorët e tjerë do të tëhiqen. Erioni shprehet se ka për të ndenjur 14 orë në kuti, e banorët habiten me këtë deklaratë.

Ermali është më optimisti nga të gjithë banorët, i cili shprehet se ende kanë mundësi për t’a fituar lojën, e propozon një mënyrë sesi mund t’ia arrijnë. Klaudja ndërhyn e i mëshon faktit se tashmë loja nuk bëhet më për buxhetin, por për imunitetin. Ermali thotë se po të qëndrojnë disa prej tyre me rradhë, mund t’ia dalin. Doloreza i thotë Klaudjës se ajo nuk ka të drejtë të flasë sepse nuk ka mundur të qëndrojë asnjë moment në kuti e Klaudja i përgjigjet ashpër duke i thënë mos të merret me të, sepse nuk ia del dot. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles