Monday, March 5, 2012

Liam për Anilën: “Ka kapacitet, por nuk di t’a shprehë”; Komente për banorët

Ermali, Françeska e Liami qëndrojnë në sauna duke biseduar e duke dhënë opinionet e tyre për banorët e shtëpisë së BB. Ata ia fillojnë nga Doloreza, për të cilën Ermali bën komente lidhur e emrin e saj. Liam shprehet për Metin, se ai e pëlqen Anilën.

Françeska thotë për Edin se nuk i pëlqen fjalori i tij dhe ndonjë ditë do të debatojë me të, sepse nuk do të durojë dot dhe shumë. Ajo shton se i vjen zor nga Edi, duke menduar se ai ka moshën e babit të saj. Liam shprehet për Edin se ky i fundit është mërzitur pak më parë, kur është zgjuar nga gjumi dhe ka parë që Liam i kishte bërë buzët me të kuq.

Liam shprehet për Anilën se nuk ka dëshirë që ajo të eleminohet nga loja, sepse ka më shumë për të dhënë. Ai thotë se i pëlqeu kur Anila debatoi me Klaudjën, por nga ana tjetër ishte e tepërt kur Anila kërkoi të bënte buxhetin vetëm për vete, të ndarë nga banorët e tjerë. Françeska thotë se Klaudja nuk duhet t’a kishte ofenduar Anilën në aspektin e fizikut të jashtëm, ndërsa shton se ajo dhe Klaudja nuk kanë ngrënë shumë gjatë javës. Liam shprehet se Anila ka kapacitet, por nuk di t’a shprehë.

Më pas, tre banorët flasin për Arbrin, ku Françeska tregon se Arbri i ka thënë të flerë me të gjatë natës, që të bënte Ermalin xheloz. Liam thotë për Arbrin: “Pa shiko sa i shkathët, do të hyjë menjëherë në temë!”. Ermali përgjigjet se nuk është nga ata që bëhet xheloz. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles