Wednesday, March 28, 2012

Klaudja: “Po të isha vetëm, do ta kisha fituar BB”; Banorët në kërkim të pastës së dhëmbëve


Anila, Graciano dhe Lorena dalin në kopsht dhe fillojnë të mendojnë se si mund të kontrollojnë në sirtarin e Liamit, për t’ia marrë atij sendet personale. Ajo kërkon që t’ia marrë, në mënyrë që të diskutohet për gjatë gjithë ditës së nesërme kjo gjë.

Erioni dhe Klaudja shkojnë në dhomën e gjumit për të folur me njëri-tjetrin në lidhje me relatat që duhet të kenë midis tyre. Erioni i kërkon Klaudjas që ta kuptojë për sjelljen që ka bërë me të. Ai i flet Klaudjas, lidhur me veten dhe se ajo duhet të kuptojë mënyrës e tij të të vepruarit, por Klaudja hesht, pa i kthyer asnjë përgjigje. Klaudja mendon se ka bërë gabim që ka dashur të jetë afër Erionit. Ajo mendon se po të ishte vetëm, do ta kishte fituar këtë edicion të Big Brother-it.

Banorët fillojnë që të tregojnë barsoleta me njëri-tjetrin e më pas ngjarje nga jeta e tyre, ndërsa Erioni, Ermali dhe Françeska shkojnë në banjë për të larë dhëmbët. Ata e kërkojnë pastën e dhëmbëve, por nuk e gjejnë dot. “Ua tregoj nesër un atyre, do tu kontrolloj të gjithëve nëpër çanta”, thotë e nervozuar Françeska.

Ndërsa të tre banorët shkojnë për të fjetur, të gjithë banorët e tjerë janë në gjumë.
Ndërsa Françeska dhe Ermali flenë në të njëjtin krevat, duke ndenjur afër njëri-tjetrit e duke u puthur e u ledhatuar me njëri-tjetrin deri në mëngjes.

1 comments:

  • Anonymous says:
    March 29, 2012 at 7:27 PM

    PERSHENDETJE jemi nje grup shikuese ebb5 shit por sinqerisht ndjehemi shum te irituar nga gjestet e klaudies apo sores perndryshe se nuk e meriton asnje qast te ri me ne shtepin e e vllaut te madh turp per ata qe ja kan dhen voten te ket imunitet turp serjozishtkush esht ajo tia cenoj te drejten banoreve te tjer ti hudh gjerat qe hahen ne mbeturina turp te ket se edhe ne ne nefar menyre edhe ne po kontribojm per egzistencen e tyre aty mrena ajo e meriton te hudhet ne mbeturina e jo ushqimin qe e konsumojn banoret andajju kishim lutur qe sa me shpejt ta penalizoj opinjoni po ashtu edhe vllau i madh ju pershendesim dhe shpresojm qe kjo kerkes te miret ne konsiderat me respekt grupi i fanave te bb5 ses

Post a Comment

Social Profiles