Monday, March 5, 2012

Komente për Françeskën; Djemtë thurin një plan

Vlashi afrohet pranë Dolorezës në dhomë, teksa ajo po rregullon rrobat dhe e pyet përse është e mërzitur. Ajo shprehet se është mërzitur nga debati me Françeskën, të cilës i vë një epitet në vend të emrit. Doloreza imiton Françeskën, duke thënë se e ka merak të hajë nga duart e të tjerëve e Vlashi po ashtu irorizon fjalët e Françeskës.

Ndërkohë, Arbri e Meti qëndrojnë në sallon duke kënduar këngë që i improvizojnë vetë e bëjnë shaka me Anilën. Ata i këndojnë Anilës, duke përdorur si tekst faktin që ajo frikësuar nga nominimi, e të shtunën do të shkojë në shtëpinë e saj, me idenë që do të eleminohet nga loja. Anila qesh me shakatë e djemve e i thotë se janë shumë gazmorë.

Më pas, disa nga vajzat merren me punët e shtëpisë e Klaudja i thotë Françeskës të bëjë ndonjë punë e mos të rrijë kot. Nga ana tjetër, Meti, Elvisi e Arbri krijojnë situata gazmore duke aktruar. Ata kurdisin një plan, ku Arbri i thotë djemve të futen brenda në shtëpi pranë banorëve të tjerë, e të bëjnë sikur grinden. Elvisi i thotë Arbrit të mos ia marrë për keq fjalët që do t’i thotë pasi do të jenë për shaka, për të implementuar banorët e tjerë.

Elvisi e Arbri shkojnë pranë banorëve, të cilët ndodhen në pishinë e fillojnë të debatojnë me njëri-tjetrin duke e ngritur zërin, ashtu siç e kishin bërë në plan. Banorët në fillim habiten e i dëgjojnë me vëmendje, por Anila shprehet se e kuptoi që ky ishte një plan i djemve, e gjithçka bëhet e qartë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles