Saturday, April 14, 2012

Biseda të ndryshme në pritje të vezës


Banorët janë mbledhur përreth zjarrit për të sfiduar të ftohtin, ndërkohë që vazhdojnë provën. Herë pas here ata diskutojnë për pulat që ende nuk po bëjnë vezë duke hamendësuar se ato janë gjela. Ata bëjnë shaka me këtë fakt dhe nisin edhe biseda të tjera midis tyre duke u munduar që të mbajnë zjarrin të ndezur.

Liami, Arbër dhe Gerta ndodhen pak më larg banorëve të tjerë të cilët tashmë kanë filluar edhe të pjekin patate në zjarr. Liami dhe arbër ngacmojnë Gertën për veshjen e saj si gjithmonë duke i përmendur me ironi faktin se ajo vishet me rroba të shtrenjta. Më pas Liami fillon që t’u tregojë për punën e tij si DJ dhe më vonë fillon të tregojë disa histori humori që ka kaluar me të dashurën e tij.

Më vonë edhe ata bashkohen me banorët e tjerë dhe të gjithë bashkë fillojnë të hanë patate dhe bisedojnë për gjëra të ndryshme të përgjithshme. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles