Sunday, April 1, 2012

Dritani-Gentës “Ruhu nga të gjithë këtu brenda”;- Genta “Më ka marrë malli për Vlashin

Një pjesë e banorëve ndodhen jashtë dhe fillojnë të bisedojnë për ushqimet. Ata bëjnë plane se çfarë duhet të blejnë me buxhetin e kësaj jave. Gerta, njëra nga banoret më të reja të shtëpisë u sugjeron banorëve që të mos debatojnë më për ushqimet dhe të gatuajnë për të gjithë dhe të hanë të gjithë bashkë. Të njëjtën gjë thotë edhe Fr4anceska duke u shprehur “ju lutem mos fshini më ushqimet”, ndërsa Genta e cila përkrah mendim in e saj thotë se nuk kanë për të fshehur më dhe futet brenda për të ndihmuar Ermalin dhe Dritanin në punët me kuzhinën.

Gjatë kësaj Kohe Genta bisedon me Dritanin i cili e pyet se kur ka hyrë ajo në Big Brother dhe Genta i përgjigjet “unë nuk kam hyrë që në fillim të BB, por kam hyrë e para në BB5”. Duke bërë shaka Dritani i thotë Gentës se do të mërzitet me të dhe Genta ia kthen po me shaka duke u shprehur se askush nuk mund të mërzitet me Gentën. Në këtë moment Dritani i jep një këshillë Gentës dhe i thotë “duhet të kesh kujdes, ruhu nga të gjithë sa ke këtu brenda”.

Genta thotë “sa më ka marrë malli për Vlashin” dhe Dritani e ngacmon me ironi duke i thënë “prandaj flisje natën për Vlashin”. Genta i thotë që të mos ia ketë merakun sepse nuk do të çmendet dhe më pas largohet. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles