Ai thotë se e ka vënë re se humbja e nënës ka qenë më e vështirë për babanë e tij, pavarësisht se ai është munduar që të mos e shprehte shumë këtë gjë. Edi i qëndron pranë dhe e përkrah duke i thënë se e pa edhe nga surpriza që babai i Erionit është një njeri shumë i fortë. Ai thotë “sigurisht që për të ka qenë më e vështirë, por ai është munduar që të shprehet përpara fëmijëve sepse kjo do të ndikonte shumë te ju”.
Erioni fillon që ti tregojë për marrëdhënien e tij me të atin duke i thënë se i ka munguar shumë fjala e tij. “Më kishte munguar shumë Tata” thotë Erioni duke shtuar se babai i ka qëndruar gjithmonë pranë dhe e ka mbështetur e ndihmuar edhe kur ai nuk i ka kërkuar ndihmë. Edgari përpiqet që t’i shpjegojë Erionit marrëdhënien midis prindit dhe fëmijës dhe shprehet “prindi e kupton fëmijën që në frymëmarrje”.
Më pas ata futen brenda dhe bashkohen në tavolinën e ngrënies me gjithë banorët e tjerë. Të gjithë bashkë hanë drekën e gatuar nga Ermali duke shkëmbyer biseda të shkurtra e shaka të ndryshme.
0 comments:
Post a Comment