Aty vjen edhe Dritani. Ai ulet pranë Lorenës dhe fillon që të flasë me të. në formën e shakasë, duke qeshur ai fillon që t’i japë asaj këshilla se si të sillet gjatë kësaj jave në mënyrë që t’i shpëtojë edhe një tjetër here nominimit. Dritani i thotë Lorenës që gjatë kësaj jave të mundohet që të krijojë debate me banorët e tjerë në mënyrë që të bëhet më aktive. “Lëviz kot, pa lidhje që të dukesh sikur po bën ndonjë gjë” i thotë Dritani Lorenës.
Lorena qesh me mënyrën se si shprehet Dritani pasi ai i sugjeron që kur të shkojë në dhomë të rrëfimit të thotë “po i shpëtova eliminimit këtë javë do të bëjë atë që nuk e kam bërë deri më sot, e kam planifikuar me Gracianon se do të bëj diçka që banorët nuk e presin kurrsesi”. Ai i sugjeron Lorenës që edhe të gënjejë në rast se kjo do t’i shërbejë për qëndrimin e saj të mëtejshëm në shtëpi.
0 comments:
Post a Comment