Sunday, April 1, 2012

Françeska “Po shkova në finale me Ermalin, unë dal që ai të fitojë BB5”

Pranë Gentës dhe Françeskës vjen Dritani i cili hyn në bisedë me vajzat. Ai i thotë Françeskës se duhet të bëjë kujdes sepse ajo ka krijuar një lidhje brenda shtëpisë dhe ndoshta kjo do ta penalizojë. Nisur nga eksperiencat e kaluara të BB Dritani mendon se lidhja brenda shtëpisë, pengon njërin prej tyre në lojë. Françeska thotë se deri tani kjo nuk ka ndodhur me të dhe Ermalin sepse të dy kanë luajtur njëlloj si përpara lidhjes dhe pas saj.

Françeska thotë se Ermalin e shikon si një konkurentë shumë të fortë brenda shtëpisë dhe shprehet “unë nuk shoh fitues tjetër përveç Ermalit dhe po të shkoja me Ermalin në finale unë merrja valixhet e dilja vetëm që ta fitonte Ermali”. Dritani i thotë se ajo nuk duhet të shprehet kështu sepse në këtë mënyrë dëmtohen të dy, por Françeska nuk ndan të njëjtin mendim me të. edhe Genta ndërhyn herë pas here në bisedë dhe si Françeska edhe ajo vlerëson sjelljen dhe lojën e Ermalit.

Dritani i thotë Françeskës se ndoshta Ermali e ka zgjedhur vetëm për bukurinë e saj dhe nëse do të hyjë një tjetër femër e bukur ata mund të ndahen, por Françeska e mohon këtë duke thënë “lidhja jonë është jashtë loje”. Françeska thotë se ka një ndjenjë midis saj dhe Ermalit dhe në lojë ata janë veç nga njëri-tjetri.

Ma pas ata bëjnë thashetheme për mënyrën se si janë sjellë banorët gjatë provave të javës. Françeska thotë se banorët nuk e kanë pasur shpirtin e garës sepse nëse dikush largohej nga prova edhe të tjerët shkon pas tij. Më pas ata bëjnë thashetheme për Anilën që nuk hëngri pulën e provës dhe për Klaudjën që thoshte se nuk donte që të fitonin provën. Ata bëjnë thashetheme duke kujtuar sjelljen e Klaudjas dhe zënkat që kanë ndodhur për shkak të saj në shtëpi.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles