Sunday, April 1, 2012

Françi-Genta,thashetheme për finalen e daljen e banorëve jashtë;-Plane për krijim grupesh


Pasi hanë drekë, banorët dalin në oborr dhe bisedojnë për gjëra të ndryshme. Françeska hyn në dhomën e gjumit ku ndodhet Genta dhe fillon që të bisedojë me të. ajo i tregon Gentës se po bisedonte me banorët e tjerë jashtë ku ndodhej edhe Gerta dhe Genta e pyet “si të duket kjo e reja, të pëlqen”. Françeska thotë se i pëlqen thjesht si person, por nuk i duket konkurrente e fortë. “Nuk e kam frikë si konkurrente, frikë të kam ty se e di që të do publiku” i thotë Françeska Gentës.

Françeska i thotë Gentës se ajo ka një armë të fortë që është sensi i saj i humorit dhe më pas shton “po mos u mërzit se bashkë do të shkojmë në finale”. Ajo pyet Gentën se si e mendon Genta Finalen dhe Genta i përgjigjet “mendoj Ermalin atë që s’dua t’i them emrin dhe ndonjë femër sa për estetikë” dhe qesh.

Dy vajzat bisedojnë edhe për Klaudjën ku Genta thotë se nuk e priste që Klaudja të dilte, ndërsa Françeska thotë se e priste një gjë të tillë. Vajzat flasin shumë për finalen. Françeska thotë se e do shumë që të jetë pjesë e finales dhe shprehet “do të doja që në finale të ishim unë, ti, Ermali dhe Erioni” thotë Françeska.. Genta thotë se do të donte që të dilte Arbëri, ndërsa Françeska shton pas saj “Arbëri nuk e ka shumë të gjatë, ka për të dalë”. Genta thotë se edhe Meti nuk ka për t’i rezistuar gjatë qëndrimit në shtëpi dhe shumë shpejt edhe ai ka për të dalë jashtë BB.

Dy vajzat komentojnë edhe daljen e Anilës ku Genta thotë se duartrokitjet e publikut lanë të kuptohej se publiku donte që Anila të ishte jashtë shtëpisë. Ndërsa për Lorenën Genta thotë se Lorena është lidhur me Gracianon vetëm për të qëndruar në shtëpi dhe sipas saj ajo mund edhe të qëndrojë më gjatë vetëm për këtë arsye. Françeska thotë “lidhja mund të jetë +, por mund të ketë edhe shumë minuse” dhe më pas shton se edhe Lorena ka për të dalë jashtë shtëpisë shumë shpejt.

Vajzat komentojnë edhe krijimin e grupeve. Genta thotë se Liami po përpiqet që të mbledhë banorë rreth vetës në mënyrë që të krijojë një grup, ndërsa Françeska i përgjigjet “prandaj edhe ne duhet të krijojmë grupin tonë”. Ajo i kërkon Gentës që të planifikojnë të rrinë më shumë bashkë me Ermalin dhe Erionin në mënyrë që të tjerët t’i kenë frikë dhe ti mendojnë si grup, por të mos bien shumë në sy si një grup i vërtetë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles