Sunday, April 8, 2012

Gerta, vajza me të cilën Ervini tradhtoi Ermelën


Gerta, një nga tri lojtaret e reja që ka hyrë në “Big Brother Albania 5”, në një javë bashkëjetesë me banorët e tjerë në lojë ka pohuar se “unë nuk lidhem në BB”, deklaratë pas së cilës, Graciano i është drejtuar me fjalët se “ti thjesht je kontradiktore me veten”, ndërsa është bazuar tek bisedat e saj. Por përveç prezantimit të saj si një vajzë që vjen nga Elbasani, dhe ka ambicie të bëhet juriste e zonja, ne po kujtojmë diçka më shumë për Gertën, e cila hyri një javë më parë në këtë lojë. Ajo duket se ka pasur ndër ambiciet të bëhej pjesë e një reality show si “Big Brother Albania 5”, ndërsa ka frekuentuar të njëjtat ambiente argëtimi që frekuentonin ish-lojtarët e “Big Brother 5”, mes të cilëve Ervin Sinjari, i cili u komentua për historinë e dashurisë me Ermela Mezurajn, që u shpall fituesja e BB4. Paparaci ynë e fotografoi Ervinin një vit më parë në një club të njohur në Tiranë, të përqafuar me Gertën. Fotot e botuara në faqet e “Panorama Plus” shfaqën mjaft interes për të mësuar më shumë rreth kësaj vajze, e cila u fotografua në krahët e Ervinit të BB4, ndërkohë që ai e kishte pohuar hapur se kishte rënë në dashuri me Ermelën dhe mezi priste që ajo të dilte nga loja, që të vazhdonin një lidhje të vërtetë në jetën reale.
Ndërsa tashmë Ervini dhe Ermela nuk janë më bashkë, dhe Gerta shfaqet në skenë sërish si konkurrente e BB5, Ervini nuk ngurron të tregojë çfarë di për të. “Me Gertën e kemi vazhduar miqësinë, dhe madje para hyrjes së saj në BB5 kemi dalë bashkë në shoqërinë tonë”. Gerta është vajzë shumë e mirë, ka ambicie dhe karakter protagonist për këtë lojë”. Në lidhje me angazhimet e saj, Ervini thotë se ajo, bashkë me motrën dhe nënën, janë duke hapur një club në qendër të Tiranës, dhe di që në “Big Brother” ajo hyn direkt pas disa ditë pushimesh në Dubai. Ndërsa në lidhje me statusin e saj, Ervini pohon se Gerta ka hyrë në lojë me statusin “single”. Gjatë qëndrimit të saj në lojë, Gerta është afruar më Arbrin. Madje në lidhje me djalin nga Kosova, ajo është shprehur se “doja të bëheshim çift, i treti i vërteti”, duke hapur polemika mes banorëve për mendimin e Gertës se dy çiftet ekzistuese sipas saj nuk janë të vërtetë.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles