Sunday, April 8, 2012

Klaudja: S’kam punuar striptiste, dua të bëhem gazetare


Ajo vendosi ta ndërpriste vetë lojën, sepse stresi u bë shumë i madh, por përpara sulmeve të vazhdueshme të banorëve të tjerë nuk u dorëzua asnjëherë. Gjithmonë e gatshme për t’u përgjigjur dhe për t’i thënë gjërat hapur, Klaudja, një nga banoret më të përfolura të “Big Brother” zbulon ndjesitë dhe mendimet e saj lidhur me lojën dhe banorët. Gjithashtu, në këtë intervistë ajo tregon të gjitha të vërtetat e thashethemeve të shumta që janë thënë mbi të, një pjesë e të cilave e ka prekur.
Si të duket tani që të gjithë të njohin?
Nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe, se në Tiranë e njohur isha edhe para se të bëhesha pjesë e “Big Brother”, për shkak të punës sime dhe shoqërisë së madhe që kam.
Aty brenda në shtëpi u kuptove që asnjë ditë nuk u ndjeve mirë. Pse?
Sepse mua më sulmuan që në fillim. Unë u futa një javë më vonë dhe e gjeta lojën të ngritur. Pastaj, ata filluan menjëherë të më sulmonin.
Ndërkohë, je përfolur në media për shumë gjëra, që edhe ti duhet t’i kesh marrë vesh tashmë. Sa të kanë shqetësuar?
Nuk jam shqetësuar shumë, se e prisja dhe e dija që mund të shkruheshin shumë gjëra, qofshin këto të pavërteta. Mirëpo kanë qenë dy lajme, ose më mirë të themi thashetheme, të cilat u bëra keq kur i dëgjova. Jam prekur kur mora vesh se kanë thënë që ka dy vjet që nuk flas me mamanë time, ndërkohë që ime më ishte çdo të shtunë në spektakël. Tjetra që më ka lënduar është që kanë thënë se kam punuar striptiste.
Është e vërtetë?
(qesh) Nuk është aspak e vërtetë dhe kjo vërtetohet kollaj. Mjafton të mendosh që po të kisha bërë atë lloj punë do kisha pasur para mjaftueshëm dhe nuk do kisha nevojë të hyja në “Big Brother”.
Nuk janë thënë vetëm këto. Për ty kanë qarkulluar edhe thashetheme të tjera, si ai lidhur me Erionin dhe shoqen tënde. Është e vërtetë që ti i more të dashurin shoqes?
I kam dëgjuar dhe këto të tjerat, po të vetmet që më kanë prekur janë ato që përmenda më lart. Tani, sa i përket kësaj historie, po iu them që nuk është ashtu siç është diskutuar. Unë vajzën në fjalë e njihja vetëm prej një muaji dhe nuk ishte tamam shoqe, ishte më shumë një njeri i njohur. Edhe Erionin e njihja që më parë, po vetëm si fytyrë. Vajza në fjalë e dinte që Erionit unë i pëlqeja, sepse ia kisha thënë unë vetë, duke u bazuar tek shikimet e tij.
Ndërkohë, ata ishin të lidhur?
Për aq sa unë di, ata nuk kanë pasur lidhje të mirëfilltë, por thjesht një raport njëjavor. Përpos kësaj, ajo nuk është përmendur asnjëherë nga Erioni brenda në shtëpi. Pastaj unë nuk është se krijova një lidhje me Erionin, që të quhej se i mora asaj të dashurin. Midis nesh kishte thjesht më shumë afrimitet krahasuar me të tjerët. Nuk e mohoj që kishte pëlqim, por përveç kësaj nuk është bërë asnjë veprim që mund të gjykohej.
Ti, ke kontaktuar me këtë vajzën? Jeni sqaruar?
Unë kam dashur dhe kam tentuar të komunikoj me të, por nuk kam arritur. Ajo nga ana tjetër është shprehur se nuk ka dhënë asnjë deklaratë.
Gjithashtu, për ty u tha se je konsumuese e drogës…
As kjo nuk është aspak e vërtetë. Unë jo vetëm që nuk e konsumoj drogën, por nuk pranuar kurrë as ta provoj. Edhe alkool nuk është se pi. Për shkak të punës sime kam parë shumë raste të njerëzve që pinin drogë dhe unë asnjëherë nuk e kam kuptuar nevojën e tyre për ta bërë këtë gjë. Këtë e dinë shumë mirë të gjithë ata që punojnë me mua dhe madje kanë qeshur kur e kanë dëgjuar këtë thashethem.
Çfarë të bëri që të vendosje të dilje nga shtëpia?
Akumulimi i stresit, konfliktet dhe sherret me banorët, mungesa ushqimit dhe e cigareve… Më vjen keq që shkoi kështu, po për mua u bë e papërballueshme, dhe çdo ditë sikur i mbushja mendjen vetes që duhej të dilja, dhe dola (qesh). Më vjen keq që nuk vazhdova dhe nuk arrita të realizoj qëllimin tim.
Cili ishte qëllimi yt?
Për shkak të punës sime, njerëzit kishin arritur të njihnin vetëm Klaudjan e jetës së natës, d.m.th vetëm një pjesë timen dhe unë kisha si qëllim që t’u prezantoja të gjithëve se si jam në të vërtetë. Pasi u futa e kuptova që nuk do e bëja dot, sepse aty u ndjeva e detyruar të sillesha në atë formë që më keni parë, dhe të përdorja atë gjuhë që e di edhe vetë që nuk është e hijshme për një femër, por ndryshe ishte e pamundur të komunikoje.
Kë shikon si fitues potencial? Po ti, kujt do ia uroje fitoren?
Unë do doja ta fitonte Erioni, por mendoj se mund të fitojë Liami. Ai është lojtar i fortë dhe sigurisht edhe i avantazhuar për shkak të moshës. Këtë e kuptova sidomos javën e burgut, ku me mungesën e Liamit shtëpia ra në qetësi. Një moment tjetër pashë që të gjithë banorët shkonin vetë pranë Liamit dhe sikur rrëfeheshin tek ai. Ndërsa Erioni është i drejtë, i ndjeshëm dhe uroj shumë që të dalë fitues.
Po një femër mund të fitojë?
Nëse do kishte femra në shtëpi edhe mund të ndodhte. Por në atë shtëpi nuk ka femra. Jo për t’u lavdëruar po zbulova që shumë njerëz, por edhe unë vetë, mendoj se në nëse do fitonte një femër ajo mund të isha vetëm unë.
Pas daljes së Erionit do vazhdoni të njiheni?
Sigurisht që do rrimë bashkë, ndoshta si shokë, ndoshta si diçka më shumë, këtë nuk di ta them. Por me siguri mund të them që do takohemi.
Nëse marrëdhënia jote me Erionin do kishte qenë më e qartë, mendon që do e kishe pasur më të lehtë përballimin e stresit duke u mbështetur tek ai?Nuk e di, ndoshta po. Nëse do kishim pasur diçka më konkrete ndoshta unë do ndihesha më e motivuar dhe do merrja forcë për të vazhduar.
Mendon që të ka ndihmuar kjo eksperiencë? Me çfarë do merresh tani?
Akoma nuk e kam kuptuar. Shpresoj shumë që po. Nuk do doja t’i rikthehesha punës sime të mëparshme. Do doja të punoja gazetare dhe herën tjetër të jem unë ajo që intervistoj (qesh).
Adelajda Xhamani Bluetooth

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles