skip to main |
skip to sidebar
Meti dhe Lorena ndodhen në zonën pranë pishinës dhe bisedojnë për shoqërinë, rëndësinë që ajo ka në jetën e tyre dhe për miqësinë që kanë krijuar brenda shtëpisë. Lorena thotë se çdo njeri ndjehet mirë kur e di që k një mik të mirë.
Meti thotë se te Graciano ai sheh një shok dhe një shok për të është si vëlla. Graciano vjen aty dhe thotë “ju ndërpreva’ dhe largohet, ndërsa Meti dhe Lorena vazhdojnë bisedën e tyre.
Meti i thotë Lorenës se ai jashtë ka shumë shoqëri të madhe, por pak miq zemre dhe më se shumti ka shoqe zemre. Meti thekson se vajzat besojnë më lehtë dhe janë më të dashura në shoqëri, bëjnë më shumë për shoqërinë. Ai thotë se në momentin kur Genta e eliminoi nga loja dhe ai shkoi në studion e spektaklit, vuri re se aty ishin të pranishëm miqtë dhe mikeshat e tij që kishin ardhur nga Prishtina për ta përkrahur.
Lorena thotë se kjo është një gjë shumë e bukur, por që nuk mund të ndodh brenda shtëpisë se BB5. ajo thotë se ka vënë re se shumica e banorëve sillen ashtu siç nuk do të silleshin jashtë dhe pothuajse janë bërë kopje e njëri-tjetrit. Meti ndan të njëjtin mendim për të deri diku. Ai thotë se brenda shtëpisë një pjesë nga banorët u flet vetëm se janë pjesë e shtëpisë, nëse do të ishin jashtë nuk kishte për t’u folur. Nga ana tjetër ai thotë se me një pjesë tjetër prej tyre ka krijuar miqësi dhe përveç Gracianos, vlerëson edhe Edgarin.
Meti thotë se në jetën e tij ka ndenjur me shok shumë më të mëdhenj se ai dhe kur rri me Edin i duket e njëjta gjë. “Kur flas me Edin, e di që po flas me një shok” thotë Meti. Ndërsa Meti thotë se është shumë i lumtur për faktin se ka një miqësi shumë të mirë, aty vjen Edgari dhe futet në bisedë me ta.
Tani është momenti që të flasim për një nga djemtë më të pëlqyer nga fanset femra të këtij programi. Bëhet fjalë për Metin, i cili është një djalë shumë pozitiv dhe energjik. Eksperiencën në BB ai po e jeton me shumë qetësi dhe përpiqet ta shijojë në maksimum. Jashtë shtëpisë ai rrethohet nga shumë njerëz që e duan. Familja e tij përbëhet nga nëna e tij dhe 8 vëllezër e motra. Të gjithë sëbashku me nipër e mbesa bëhen rreth 27 pjestarë. Prandaj jeta në komunitet nuk është aspak problem për të.
Arbana flet me Metin, e pyet si e kishte imagjinuar veten në BB dhe kush i mungon më shumë nga të afërmit e tij. Më pas, Arbana e fton të shohë në monitor, ku do t’i mundësojnë një lidhje me ta. Meti komunikon me nipërit dhe gëzohet shumë që po flet me ta nëpërmjet Skype.
Më pas, Arbana shprehet se ka një surprizë për të gjithë banorët. Është një performancë shumë e bukur që do t’i relaksojë të gjithë. Për ta kercejnë një grup fëmijësh të frymëzuar nga lojërat që kanë bërë banorët gjatë javës.
Fëmijët në mbarim të performancës, heqin maskat dhe ata janë nipërit e mbesat e Metit, me të cilët ka folur pak më parë nëpërmjet Skype. Meti përqafohet me nipërit e tij dhe gëzohet shumë për këtë surprizë.
Teksa Meti qëndron në pishinë, Genta kalon pranë tij e ai e lag me disa pika ujë nga pishina. Gentës nuk ipëlqen ky gjest, dhe kthehet e qëllon Metin. Ky i fundit nervozohet, dhe del nga pishina duke e ndjekur nga pas. Ai i thotë se bëri shumë gabim më atë gjest, por Genta thotë se ai e nisi këtë lojë jo të këndshme.
Meti kthehet në pishinë tek djemtë e komenton Gentën, duke thënë se është askushi për t’a bërë atë veprim karshi tij. Graciano shkon tek Genta dhe i thotë të jetë më e kujdesshme dhe më e ndalur me veprimet që bën. Nga ana tjetër, Genta ndihet keq e përlotet. Ermira shkon pranë saj dhe mundohet t’a qetësojë.
Genta shkon pranë Graciano e Anilës e shprehet se është ndjerë shumë keq nga reagimi i Metit ndaj saj e shprehet se nuk ia uron asnjë femre t’a ketë atë ndjesi. Ermira më pas, komenton me Klaudjën e Vlashin se Genta nuk ka qarë nga Meti, por nga sjellja e Gracianos karshi saj. Vlashi shprehet se Genta nuk i pranon shakatë e banorëve, ndërsa ata duhet t’i pranojnë shakatë e saja.