Showing posts with label franceska jace. Show all posts
Showing posts with label franceska jace. Show all posts

Tuesday, March 20, 2012

Thashetheme për të nominuarit; Françeska: “Edi fle gjithë ditën”

|0 comments

Në dhomën e gjumit ndodhen Anila dhe Meti, të cilët rrinë në heshtje, pa biseduar. Më pas shkon Lorena atje dhe fillon që të flasë me Anilën, pasi kjo e fundit e pyet për marrëdhënien e saj me Gracianon. Anila i tregon se ka folur me Gracianon për këtë temë, por ai nuk ka dashur që të flasë gjatë. Lorena i tregon se kanë folur dhe do ta diskutojnë sërish në një moment tjetër. Ajo nuk e konsideron veten të ndarë nga lidhja me Gracianon, por nuk dëshiron që të flasë më gjatë.

Atje shkon Françeska dhe të treja vajzat fillojnë që të diskutojnë për të nominuarit e kësaj jave dhe banorin që mund të eliminohet. Françeska mendon se Anila nuk do të dalë nga shtëpia këtë javë, por banori që do të dalë, do të jetë mashkull. Sipas Lorenës, fakti që mund të flasësh shumë, në mënyrë që të bëhesh aktive, nuk do të thotë që mund të të shpëtojë nga eliminimi. Sipas saj, duhet të dish se si të fitosh simpatinë e publikut.

Më pas Françeska dhe Lorena dalin në kopsht dhe fillojnë të diskutojnë me njëri-tjetrit për të nominuarit e kësaj jave. Sipas Françeskës, publiku në fillim voton banorët që janë më aktivë, por sipas saj këtë javë duhet që të dalë Anila. “Dyshoj edhe për ty”, i thotë Françeska Lorenës, ndërsa kjo e fundit nuk komenton. Më pas atje shkon Arbri dhe Françeska e pyet se për cilin nga banorët mendon se do të eliminohet, por Arbri nuk përmend disa banorë, duke mos pasur një mendim të qartë. Arbri mendon se vetëm Edgari nuk mund të rrezikojë daljen. Arbri mendon se banorët do të jenë me diferenca të mëdha votash, por Françeska nuk ndan të njëjtin mendim me të. Ajo thotë se Edgari nuk është ndonjë lojtar i fortë sepse fle gjatë gjithë ditës. Sipas saj, ai nuk do të ketë ndonjë diferencë votash, krahasuar me banorët e tjerë.

Monday, March 19, 2012

Thashetheme për të nominuarit, Vlashi: “Graciano ka ndryshuar për keq”

|0 comments

Liami, Genta, Vlashi dhe Françeska ndodhen në dhomën e gjumit dhe bisedojnë për debatet që kanë ndodhur në shtëpi dhe për sjelljen e të nominuarve deri në këto momente. Kështu ata bëjnë thashetheme kryesisht për të nominuarit duke dhënë mendimet e tyre se cili mund të dalë të shtunën gjatë spektaklit.

Mendimet e banorëve janë të ndryshme ku Gentjana thotë se mund të eliminohet Klaudja duke kundërshtuar të tjerët që e konsiderojnë si konkurrente të fortë. Genta u thotë se nisur edhe nga komentet e opinionit gjatë live-it Klaudja duket se nuk pëlqehet shumë jashtë. Të tjerët e kundërshtojnë dhe thonë se përpara Klaudjas mund të eliminohet Lorena, Anila apo Ermira. Arbër është ai që e kundërshton Gentën në logjikën e saj dhe i thotë se askush nuk e di se sa pëlqehet jashtë.
Ndërsa Liami e komenton mesazhin e Opinionistit ndaj Klaudjas duke e lidhur me faktin se Klaudja i kishte kërkuar që të mos fliste për të.

Ata bisedojnë edhe për Edgarin dhe për Gracianon, të cilët gjithashtu janë të nominuar gjatë kësaj jave. Vlashi thotë se Graciano ka ndryshuar shumë që nga momenti që ka hyrë në shtëpi. “Graciano ka ndryshuar për keq” thotë Vlashi, ndërsa Liami imiton të shprehurën e tij. Arbër thotë se ai e injoron Gracianon sepse ai e acaron shumë. “Për mu ai nuk ekziston hiç” thotë Arbri, ndërsa Françeska i këshillon që të mos sillen në këtë mënyrë duke u acaruar me lojën e Gracianos sepse ai këtë ka si qëllim, që të acarojë të tjerët.

Më pas vajzat dalin jashtë dhe lënë djemtë në qetësi të cilën mundohen të flenë. Ato shkojnë në oborr dhe u bashkohen bisedave me pjesën tjetër të banorëve që ndodheshin aty edhe më parë.

Debat për buxhetin; Françeska: “Mos e nominoni më Anilën. Bëhet e padurueshme”

|0 comments

Banorëve u ka ardhur buxheti i javës e ata do të ulen të gjithë sëbashku për të bërë porositë. Për këtë javë, buxheti i banorëve është i përgjysmuar në masën 50%. Erioni mban listat me produktet që do të porositin dhe konsultohet me banorët se çfarë duan. Anila shprehet se racionet e pijes energjike duhet të ndahen me numër mes banorëve pasi shumë nga ata i fshehin që sapo vjen buxheti për t’i pasur rezervë për javën. Liami shprehet se i fsheh qëllimisht e më pas i shpërndan mes banorëve, e Françeska thotë se i pëlqen t’i fshehë gjërat.

Anila e kundërshton fort Françeskën, pasi kjo e fundit ka fshehur Top Energy për vete. Françeska kundërpërgjigjet duke thënë se dhe banorët e tjerë kanë konsumuar sa kanë dashur, e ajo ka mbetur pa ngrënë. Anila thotë se është e vetmja që nuk ka fshehur asgjë e Klaudja ndërhyn duke i thënë se kjo është normale, pasi nuk ka një moment që nuk e sheh Anilën pa diçka në dorë duke ngrënë. Ermira gjithashtu i kundërvihet Anilës duke i thënë se produktet janë për të gjithë, por kur dikush konsumon më shumë, do të thotë që po merr nga pjesa e dikujt tjetër.

Françeska shprehet se do të porosisë fruta, por Genta i përgjigjet se ata nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për të porositur gjëra dytësore, e këtë gjë do ta bëjnë vetëm për Klaudjën që është sëmurë. Graciano shprehet se banorët po debatojnë pa arsye, pasi dhe javën e kaluar ata ishin me buxhet të përgjysmuar dhe ia kanë dalë mbanë. Françeska u drejtohet banorëve duke i bërë apel të mos e nominojnë më Anilën sepse bëhet e padurueshme gjatë javës që është në nominim. Meti shprehet se Anila ia ka arritur të nervozojë Arbrin duke folur papushim. Anila i kundërvihet përsëri Klaudjës e kjo e fundit shprehet se mendonte që Anila ishte pak më e zgjuar, por qenka shumë e cekët. Liami e përfundon debatin mes të gjithë banorëve duke i thënë Anilës të vazhdojë kështu, dhe do t’ia bëjë gati ai valixhet pasi e ka nominuar. 

Ermali-Françeskës: “Ti je gricëse me të gjithë”; Françeska: “S’dua që të më shkelë Liami me këmbë”

|0 comments
Françeska shkon të shtrihet sepse nuk ndihet mirë, dhe pas saj atje shkon edhe Ermali, i cili mundohet që të shlyejë “gabimet”, duke u munduar që t’i qëndrojë afër. “Ty të dhëmb fyti sepse bërtet gjatë gjithë sitës”, i thotë Ermali, ndërsa Françeska përgjigjet, duke i thënë: “Nuk do të më shkelë me këmbë Liami me shokë mua”. Ermali mundohet që të shmangë diskutimin për Liamin, duke folur për Klaudjan. Ai thotë se Klaudja është bërë më mirë falë Erionit, por dyshon se mund të kthehet sërish në gjendjen që ka qenë, sepse nuk është ushqyer.

Ermali e këshillon Françeskën që të mundohet të qetësohet, pa bërtitur herë tjetër kaq shumë nëpër shtëpi. Ajo thotë se ka disa banorë si Anila apo Liami që e bëjnë që të nervozohet. “Dëgjo se ti je gërricëse gjithandej”, i përgjigjet Ermali. Ai thotë se nuk e ngacmon askush kot, por është ajo që i shtyn në debate. Ajo i tregon për debatin që ka pasur me Liamin, ndërsa Ermali ia pret shkurt, duke i thënë: “Do t’i kesh thënë diçka ti se s’të rri goja ty”. Ermir, e cila është e pranishme atje, thotë se ka qenë Françeska ajo që ka ndërhyrë në bisedën e tij dhe se e quajti “ordiner”, për ta provokuar që ai ta ofendonte edhe më keq. Françeska mendon se Liami gërricet kot me të, por Ermirës i kanë bërë përshtypje fjalët ofenduese që ajo ka përdorur kundrejt Liamit dhe e fajëson Françeskën për këtë gjë. “Pse i thua ordiner, kur nuk do që ta prekësh”, i thotë Ermira. Françeska thotë se nuk do që t’i nënshtrohet Liamit dhe për këtë arsye i kundërvihet. “S’jam unë si ata ushtarët që mban nga pas ai”, shprehet ajo. Ata diskutojnë edhe për disa minuta, lidhur me pakënaqësitë që ka Françeska kundrejt sjelljes moskokëçarëse të Ermalit. 

Saturday, March 17, 2012

Rrefehet babai i Franceskes: kam pare vetem puthje…cdo gje OK

|0 comments

Une jam pak “evropian” per sa i perket ketyre gjerave. Me mjafton qe Françeska te ece perpara, te realizoje endrrat e saj e te beje ate qe ndjen.

dhimitraqjace-560x400
Prinderit e Franceskes
Si po ju duket Françeska brenda ne “Big Brother”?
Une po e ndjek vajzen gjithe kohen dhe po me pelqen çdo gje qe ajo po ben, si po sillet, si po luan. Per mua eshte ne lartesine e duhur si nga zgjuarsia, si nga bukuria e nga te gjitha.
Ju pelqen loja e saj?
Une nuk e di nese Françeska po ben loje apo jo. Po mund te them qe edhe nese eshte keshtu, ajo po luan shume mire per moshen qe ka. Vajza eshte vetem 18 vjeç dhe po i perballon me se miri te gjitha situatat.
Ju ishit dakord me pjesemarrjen e saj ne “Big Brother”?
Po, kam qene dakord.
Kishit biseduar me pare me Françesken per menyren se si ajo do sillej aty?A kishte bere ajo nje plan qe mund t’jua kete treguar edhe ju?
Nuk kemi biseduar, sepse nuk kemi pasur kohe. Pjesemarrja e Françeskes ne “Big Brother” u vendos ne momentin e fundit dhe nuk patem kohe te flisnim gjate. Une e shoqerova vete vajzen per atje.
Si ju duket marredhenia e Françeskes me Ermalin? 
Nese vajza ndihet mire per mua s’ka asnje problem. Edhe ai me duket djale i mire.  Po diskutohet shume se fundmi per puthjet e te dyve. Madje flitet se midis tyre ka pasur edhe marredhenie intime.
Ju ç’mendim keni?
Une di qe vetem jane puthur. Per pjesen tjeter nuk di asgje te sigurte. Njerezit mund te thone shume gjera, po une perderisa e shoh vete vajzen time, nuk i marr shume per baze fjalet e njerezve. Nuk besoj se atyre i kane futur ‘ microcheap’ nen jorgan, qe ta dine te sigurte a kane bere diçka me shume apo jo.
Nese do te ndodhte, nese vertete midis te dyve do te kete nje marredhenie intime, per ju do ishte problem? 
Jo. Nuk kam pse ta kem problem. Mua me intereson qe vajza ime te ndihet mire dhe te beje ate qe do. Une jam pak “evropian” per sa i perket ketyre gjerave. Me mjafton qe Françeska te ece perpara, te realizoje endrrat e saj e te beje ate qe ndjen.
A ju shqetesojne fjalet e njerezve? 
S’kane pse te me shqetesojne, sepse nuk i marr fare per baze. Njerezit mund te thone çfare te duan, por deri tani mund te them me bindje se te pakten ketu ne Vlore te gjithe kane respekt.
Nderkohe ashtu siç ndodh zakonisht per personazhet e “Big Brother” gazetat dhe mediat shkruajne shume. Kjo ka ndodhur edhe me Françesken. Eshte perfolur qe i ka prinderit e ndare dhe askush me mire se ju nuk mund te na e thote te verteten… 
Nuk ka asgje te vertete ne kete lajm qe ka dale. Une jetoj i lumtur me bashkeshorten dhe me familjen time prej shume vitesh dhe as qe kemi ndermend te ndahemi, sepse e duam shume njeri- tjetrin ( qesh).
Eshte thene gjithashtu qe Françeska ka bere nderhyrje kirurgjikale. Po kjo eshte e vertete?
Vajza eshte vetem 18- vjeç dhe nuk ka bere absolutisht asnje lloj nderhyrjeje. Eshte origjinale dhe e bukur ashtu siç e shihni.
Ju ishit ne dijeni per marredhenien e Françeskes me nje djale qe sot eshte ne burg? 
( qesh) Kjo eshte vetem nje loje qe Françeska e ka bere per te terhequr vemendjen e Ermalit dhe per ta bere xheloz. Jane fjale qe vajza i ka thene me shaka e gazetat i kane marre si te verteta.
Si ju duket Ermali si dhender?
Ermali eshte goxha djale po une nuk mund ta shoh si dhender. Varet se si do shkoje ai me Françesken dhe a eshte loje apo jo, ajo qe po bejne ata me njeri tjetrin. Pastaj Ermali e ka thene vete qe aty eshte per te luajtur dhe do te rrije vetem ( qesh).
Po nese dalin si çift nga “Big Brother” ju do ishit dakord?
Nese kete e vendos vete vajza, une jam dakord. E perseris edhe nje here, mjafton qe ajo te jete e lumtur, te tjerat pak rendesi kane. Une e njoh vajzen time dhe i di vlerat e saj.

Social Profiles