Monday, February 20, 2012

Genta i fton djemtë për diskutim; Elvisi dhe Arjola, mendime për Gentën


Djemtë, të cilët ishin në kopsht, hyjnë brenda dhe Gentiana e thërret Elvisin, duke i thënë që të planifikojë ditën e nesërme me të, pasi ai nuk ia ka dhënë ende mundësinë për ta njohur në mënyrë që të marrë një vendim për nominimin e së shtunës.
Me ta bashkohet edhe Meti, i cili dëgjon ftesën e Gentianës. “Këtë mundësi nesër e kini nga unë”, shprehet Gentiana, e cila tenton që t’i njohë më mirë djemtë. Ajo i drejtohet Metit, duke i thënë “Ke shumë armë të forta, vetëm përdori!”. Ajo mendon se Meti duhet të japë më shumë nga ana shpirtërore, sepse paraqitja e jashtme nuk është gjithçka. Më pas, djemtë ulen pranë vajzave dhe fillojnë të bisedojnë.
Më pas, banorët e shtëpisë së Big Brother, fillojnë të luajnë sërish. Ndërsa Gentiana, Elvisi, Meti, Arjola dhe Albulena, vazhdojnë të bisedojnë në sallon. Gentiana tregon për ish të dashurin e saj, ndërsa Elvisi ia pret shkurt, duke i thënë se djamtë i duan të dashurat më të qeta. Gentiana e pranon që ka pasur gabimet e veta gjatë lidhjes, por nuk e quan veten shkaktare të ndarjes.
Pasi largohet Gentiana, banorët fillojnë të flasin për karakterin e saj. “Edhe pse ia fut kot pa lidhje kjo Genta ndonjëherë, si person është e mirë”, shprehet Elvisi. Të njëjtin mendim ndan edhe Arjola, madje thotë se këtë ia ka vënë në dukje.
Në kuzhinë ndodhet Ermali, i cili po merret me gatimin, ndërsa një pjesë e banorëve kanë dalë në kopsht.

1 comments:

  • Anonymous says:
    February 20, 2012 at 5:41 PM

    S'kane aspak te drejte.Mendoj se Gentiana eshte nje goc shum e mir si nga fiziku i saj dhe nga ana shpirterore...Ajo eshte shum e shkathet...Gentiana forca....TE DUA...

Post a Comment

Social Profiles