Friday, February 24, 2012

Gentjana e ofenduar nga Edgari, qan

Pas drekës një pjesë e konkurentëve merren me pastrimin e shtëpisë dhe një pjesë tjetër ku bën pjesë edhe Edgari, bisedojnë në kopësht. Gentjana veçohet prej tyre dhe shkon në një kënd të shtëpisë ku fillon të qajë. Ajo vihet re nga Gjoni dhe Liami të cilët i shkojnë pranë dhe mundohen që ta qetësojnë.

Gentjana pak më parë pati një debat me Edin dhe kjo i shkaktoi shumë mërzitje. Edi përdor një sharje dhe Gentjana ofendohet. Ajo fillon të qajë me të madhe. Pranë saj shkojnë Liami dhe Gjoni të cilët fillojnë të flasin me të që ta qetësojnë. Të dy djemtë ishin të pranishëm gjatë debatit që ajo pati me Edgarin dhe e dëgjuan gjithçka që u tha aty. Liam mundohet që të qetësojë Gentën duke i thënë se Edi nuk iu drejtua asaj konkretisht dhe për më tepër që ai i tha Gentës se e ka thjesht mënyrë të shprehuri. Gentjana u thotë djemve se ajo është e bindur që Edi e tha për atë dhe kjo e ka mërzitur shumë.

“Kam edhe unë nënë, baba e gjysh që më shohin jashtë, çfarë do të mendojnë ata kur dëgjojnë që ai më shan në atë mënyrë” thotë e irrituar Genta. Gjoni i thotë Gentjanës “mos qaj” dhe të mos mërzitet për gjërat që thonë të tjerët. Genta thotë se ajo është ofenduar shumë nga Edgari dhe se ai nuk ka asnjë të drejtë që të shprehet në atë mënyrë. Gentjana thotë më tej se edhe nëse të tjerët do të duan që ta sulmojnë Edin nga mosha, ai nuk ka të drejtë që t’i ndalojë, sepse kjo është lojë dhe të gjitha armët mund të përdoren.

Më vonë Gentjana shkon në kuzhinë dhe ulet të hajë bashkë me konkurentët e tjerë. Ata mundohen që t’i ngrejnë humorin duke e ngacmuar e bërë shaka me të.

1 comments:

  • Anonymous says:
    February 25, 2012 at 5:26 PM

    Pershendetje bb5
    i percjelli te gjitha edicionet e bb rregullisht
    dhe me i miri prej gjitha edicioneve ka qene
    JETMIRI.
    Ndersa ne bb5 per javen e pare dua ti notoj
    banoret prej 1 deri ne 10 dhe merni parasysh
    keto nota se bb5 mund te deshtoj.

    albulena,florian,emirjeta dhe gjoni jane
    shume,shume kot dhe kan noten 0.

    anila, arjola,erion,meritojm 1.

    pak me te mire,dhe meritojn noten 6 edgar,
    elvis,ermal,gentiana,graciano dhe liam

Post a Comment

Social Profiles