Showing posts with label big brother albania thashetheme. Show all posts
Showing posts with label big brother albania thashetheme. Show all posts

Tuesday, March 20, 2012

Ermira dhe Edi zgjedhin zemrën e plotë;- Anila në zemrën e thyer tregon Dashurinë me shikim të parë

|0 comments

Ermira është banorja e parë që ulet pranë zemrës së plotë dhe fillon që të tregojë historinë e saj të dashurisë. Javën e kaluar ajo pati një surprizë gjatë spektaklit dhe të gjithë u njohën me historinë e saj të dashurisë. Ermira tregon shumë shkurt për njohjen e saj duke thënë se pranë djalit që tashmë është i dashuri i saj është ndjerë shumë mirë që në takimin e tyre të parë sepse kanë folur gjatë dhe ai e ka vlerësuar shumë praninë e saj.
Ajo thotë se kjo është një lidhje shumë e rëndësishme për të dhe se duke u nisur nga mënyra se si kanë rrjedhur gjërat në këtë dashuri ajo thotë “mendoj se tashmë filizi i dashurisë ka lindur”.

Mbas Ermirës edhe Edi ulet në zemrën e plotë dhe tregon për njohjen e tij pas ndarjes nga bashkëshortja e tij. Edi tregon se me gruan aktuale është njohur gjatë një inaugurimi të një lokali dhe më pas lindi dashuria e tyre ai u thotë banorëve se e ka pak të vështirë që të flasë për gjëra kaq intime përpara kaq shumë njerëzve. Banorët e tjerë fillojnë ta pyesin dhe Edi i shmang pyetjet e tyre. ai e mbyll rrëfimin e tij duke thënë “është vajzë shumë e zgjuar dhe sot e kam grua”. Ai u tregon banorëve se nesër ajo ka ditëlindjen dhe ai do t’ua thotë nesër se sa vjeç është ajo.

Pas Edit Anila fillon historinë e saj të dashurisë. Ajo thotë se përpara disa kohësh ka njohur një djalë me të cilin më pas krijoi një lidhje. Anila e konsideron dashurinë e saj si një dashuri me shikim të parë. Anila thotë se ajo lidhje ka qenë gjëja më e rëndësishme për të dhe shprehet “s’do ta harroj kurrë gjatë gjithë jetës”. Ajo thotë se lidhja e saj përfundoi, por do të ngelet si një nga gjërat e saj më të rëndësishme. 

Françeska tregon për dashurinë e saj; Vlashi i jep një mesazh vajzës jashtë

|0 comments

Françeska ulet pranë zemrës së thyer dhe fillon të tregojë për një lidhjen e saj e cila e ka bërë të vuajë. Ajo thotë se është lidhur në moshë të vogël kur ishte vetëm 16-vjeç. Françeska thotë se nuk është e sigurtë nëse ajo ka qenë dashuri e vërtetë sepse edhe vetë mosha e saj e vogël ndoshta nuk e kuptonte mirë këtë. Françeska thotë se lidhja e saj zgjati më tepër se një vit, por një ditë mësoi se ai kishte tre vite të tjera i lidhur me një tjetër vajzë dhe kjo e lëndoi shumë. Françeska e mbyll rrëfimin e saj duke thënë “tani thjesht flasin, por që nuk mendoj që të lidhem më me të dhe jo më të dashurohem përsëri”.

Më pas pranë po të njëjtës zemre ulet Vlashi. Ai tregon me humor se si është njohur me një vajze gjatë një programi televiziv. Ai thotë se historia e tij ka filluar para një viti. Ai e konsideron lidhjen e tij si një dashuri me shikim të parë. Vlashi rrëfen se ajo ishte dashuria e jetës së ti. “E them me bindje që ajo është dashuria e jetës sime” thotë Vlashi teksa tregon se një javë e gjysmë përpara se të hynte në BB5 janë ndarë pa ndonjë arsye të fortë.

Vlashi thotë se dëshiron që të kthehet përsëri dhe i drejtohet drejtpërdrejt asaj duke thënë “i them vetëm se e dua pa fund dhe them se do kaloj shumë kohë që të dua një tjetër si ajo”.

Lorena e lumtur për historinë e saj; Meti rrëfen dashurinë e humbur

|0 comments

Lorena ulet në zemrën e thyer dhe e nis rrëfimin e saj duke thënë se për atë dashuri të humbur zemra e saj nuk u thye kurrë. Ajo tregon se ka pasur një lidhje të rëndësishme për katër muaj dhe që ka lënë gjurmë në jetën e saj. ajo thotë se me një shokun e saj të ngushtë të gjimnazit krijoi një lidhje të bukur, por që më pas u frikësua se do ta humbiste atë si njeri dhe vendosi që t’i jepte fund lidhjes së saj për të rifituar përsëri shoqërinë e dikurshme. Lorena thotë se fillimisht pas lidhjes shoqëria e tyre ishte e vështirë, por tashmë ata janë shumë miq të mirë dhe e mbyll rrëfimin e saj duke thënë “tani jemi shumë shok dhe e përshëndes”.

Pas Lorenës Meti ulet pranë zemrës së thyer dhe e fillon rrëfimin duke thënë se do të dëshironte të ulej te zemra e parë që simbolizon një dashuri që përjetohet aktualisht, por duke qenë se lidhja e tij ka përfunduar tashmë ai duhet të ulet pranë zemrës së ndarë. Meti tregon se ka pasur një lidhje të rëndësishme dhe se vajza që ka pasur pranë e ka bërë që të ndjehej shumë mirë.

Meti tregon se atë që ka përjetuar me atë vajzë nuk e ka përjetuar asnjëherë tjetër. Meti thotë se puna e tij dhe largësia ndikuan që ta të përfundonin lidhjen e bukur që patën. Meti thotë se edhe pse u përpoq shumë që ta ruante atë dashuri nuk mundi dhe e mbyll rrëfimin duke thënë se shpreson që të vijë një tjetër dashuri e re edhe më e bukur.

Erioni, Graciano dhe Klaudja rrëfejnë shkurt dashuritë e humbura

|0 comments

Erioni ulet në zemrën e thyer dhe tregon për një lidhje që ka pasur jashtë shtëpisë. Ai u thotë banorëve se ka dashur shumë vajzën jashtë dhe vazhdon ta dojë, por nuk është i sigurtë nëse lidhja e tij vazhdon apo ka përfunduar, është mbyllur përfundimisht. Erioni thotë se për dy vjet e gjysmë ai nuk ka parë asnjë femër tjetër dhe se ajo ndjenjë është shumë e rëndësishme për të. “Nuk e di se si jam tani dhe kjo më bën të jem i pasigurtë” thotë Erioni dhe e mbyll rrëfimin e tij duke thënë se vazhdon ta dojë shumë vajzën jashtë.

Pas tij në po të njëjtin vend ulet Graciano i cili tregon edhe ai për një vajzë që ka dashur dhe vazhdon që ta dojë. “Ajo është zemra ime” thotë Graciano dhe më pas shton se tashmë nuk është më me të. Graciano ndryshe nga të tjerët vendos që të tregojë një surprizë të madhe që i ka bërë ish-të dashurës për t’i treguar asaj se sa shumë vlente për të. Graciano e mbyll historinë e tij duke thënë “për fat të keq nuk më ka goditur njeri si ajo, deri tani” dhe ia le vendin Klaudjas.

Ashtu si dy djemtë Klaudja vendos të ulet pranë zemrës së thyer edhe pse do të dëshironte që ta konsideronte si një dashuri të largët, në pritje dhe të ulej pranë zemrës me krahë.Klaudja fillon të tregojë për një histori të rëndësishme të jetës së saj që ka zgjatur shumë pak, por shumë të rëndësishme. Klaudja tregon se është ndarë për shkak se familja e saj nuk donte. “Është një person që unë vazhdoj ndjej akoma dhe nuk besoj se do ta harroj kurrë” thotë Klaudja. Klaudja thotë se ka ëndërr që ai të kthehet përsëri pranë saj. “E dua realisht shumë dhe atij nuk ia kam thënë”thotë Klaudja dhe më pas e mbyll rrëfimin e saj.

Mes lotëve Genta rrëfen historinë e saj të trishtuar të dashurisë

|0 comments
Pas Arbrit pranë zemrës së thyer ulet Genta. Me zërin që i dridhet ajo e fillon rrëfimin e saj me një lutje ndaj banorëve. Genta u kërkon që të ruajnë seriozitetin dhe ta dëgjojnë sepse për të kjo është një histori shumë e rëndësishme për të dhe që ka lënë gjurmë të thella tek ajo. Genta ua ka treguar këtë histori disa prej banorëve dhe tashme po ua tregon të gjithëve.

Genta rrëfen se është njohur me djalin që i ka thyer zemrën në moshë shumë të vogël kur ajo ishte ende pa u bërë 14 vjeç dhe ai ishte vetëm 16 vjeç. Genta thotë se e gjithë lidhja e saj nisi nga një puthje që qe dhe puthja e saj e parë e dashurisë. Genta tregon se ish-i dashuri fillimisht nuk e ka pëlqyer shumë atë, por më pas të dy ia kalonin shumë mirë.

Gjithçka nisi të shkatërrohej kur familjet e tyre e morën vesh. “Më e keqja ishte kur familja e tij e mori vesh sepse ata nuk e pëlqenin familjen time të thjeshtë, me dy prindër pa shkollë, emigrant” thotë mes lotëve Genta. Genta thotë se prindërit e djalit i kanë ofruar edhe lekë që ajo të ndahej prej tij. Genta tregon se nga familjarët e ish-të dashurit i janë bërë edhe presione duke i thënë se nëse nuk largohej prej tij ata do t’i bënin keq familjes së saj.

Të gjithë banorët preken kur Genta duke qarë tregon për momentet më të vështira të ndarjes së saj, teksa ish-i dashuri nisej për të vazhduar shkollën në Iran. Ajo thotë se iu përgjërua që ai të mos largohej dhe lidhja e tyre të vazhdonte më tej. Genta tregon edhe për momente të bukura duke përmendur kthimin e tij ditën që ajo kishte Mbrëmjen e Maturës dhe ditëlindjen e saj të 18-të. ajo thotë se ajo ishte dita më e bukur e dashurisë së saj.

Genta e mbyll rrëfimin e saj duke u kërkuar falje të dyja familjeve sepse për herë të parë thotë gjëra që ata nuk i dinin. 

Social Profiles