skip to main |
skip to sidebar
Teksa Ermali e Liami qëndrojnë në kopësht duke biseduar e duke komenruar banorët, pranë tyre vjen dhe Anila, e cila është e veshur me robdishan. Ermali e pyet sesi mund të qëndrojë ajo para dy djemve e veshur me të, e ajo përgjigjet se po pret që të futet në dush. Ermali shprehet se ai mund të provokohet nga veshja e saj e Anila thotë se e njëjta gjë mund të ndodhë dhe anasjellas, por ajo mundohet ta përmbajë veten. Ermali vazhdon ta ngacmojë Anilën me të tila biseda, por ajo mundohet ta anashkalojë e përfundon duke thënë se nuk është faji i saj se është provokuese.
Anila shkon në dhomën e gjumit pranë Metit dhe kërkon ta zgjojë. Ai i thotë të ngrihet e të mos jetë i fundit që zgjohet nga gjumi. Pas pak, ajo shkon përsëri në kopësht pranë djemve dhe Ermali e pyet se çfarë do të bënte po të ishte në Amerikë, pasi kjo është një nga ëndrrat e Anilës. Ajo i përgjigjet se do të punojë e do të shijojë jetën atje, por Ermali shton se me ç’ka parë nga sjellja e Anilës brenda shtëpisë së BB, nuk mendon se mund ta përballojë jetesën në Amerikë.
Anila e kundërshton mendimin e Ermalit dhe shprehet se është shumë optimiste dhe e gatshme për të jetuar atje. Ermali thotë se Anila i duket përtace, ndëra Liami i tregon se jetesa jashtë është e vështirë dhe mund të të duhet të bësh punë nga më të ndryshmet. Anila thotë se jeta është luftë dhe ajo është e gatshme të mundohesh e të sakrifikojë që t’ia dalë mbanë e sëfundi shton se vuajtjet nuk e trembin. Liami i tregon Anilës, Ermalit, Gracianos e Lorenës se jeta në Gjermani është shumë e vështirë dhe stresante.
Në mëngjesin e sotëm, banorët e parë që janë zgjuar janë Meti dhe Edgari. Me këtë të fundit tashmë jemi mësuar që të jetë i pari që zgjohet e kryen punët e para të mëngjesit, e më pas shijon një kafe një rrezet e diellit.
Edi shkon pranë Klaudjës dhe e pyet si ndjehet sot, pasi ka qenë sëmurë e ajo përgjigjet se është më mirë. Më pas zgjohen dhe Anila, Ermali dhe Liami. Ky i fundit pasi kryen punëte para të mëngjesit, shkon pranë Arbrit për ta zgjuar. Anila i tregon Lorenës se ka parë gjyshen e saj në ëndërr e të dyja mundohen të shpjegojnë se çfarë kuptimi mund të ketë kjo ëndërr.
Më pas, Ermali e Liami qëndrojnë në oborr duke biseduar. Ermali i thotë Liamit: “Po kërcen ajo shoqja jote”, duke nënkuptuar Anilën, e Liami i përgjigjet se ajo ka shkuar për ta zgjuar në mëngjes. Ermali çuditet nga ky fakt e Liami shpjegon se Anila duhet ta ketë dëgjuar teksa ai i ka thënë Klaudjës që nuk do bëjë zhurmë për të zgjuar banorët. Ermali këkron të dijë se deri kur kanë ndenjur mbrëmë zgjuar e Liami përgjigjet se ka ndenjur deri vonë duke biseduar. Ermali shton: “Me siguri ke qenë me të fejuarin tënd” duke nënkuptuar Arbrin e Liami përgjigjet se Arbri është afruar vetëm 10 minutat e fundit. Djemtë vazhdojnë të komentojnë banorët e shkëmbejnë opinionet me njëri-tjetrin.
Françeska shkon të shtrihet sepse nuk ndihet mirë, dhe pas saj atje shkon edhe Ermali, i cili mundohet që të shlyejë “gabimet”, duke u munduar që t’i qëndrojë afër. “Ty të dhëmb fyti sepse bërtet gjatë gjithë sitës”, i thotë Ermali, ndërsa Françeska përgjigjet, duke i thënë: “Nuk do të më shkelë me këmbë Liami me shokë mua”. Ermali mundohet që të shmangë diskutimin për Liamin, duke folur për Klaudjan. Ai thotë se Klaudja është bërë më mirë falë Erionit, por dyshon se mund të kthehet sërish në gjendjen që ka qenë, sepse nuk është ushqyer.
Ermali e këshillon Françeskën që të mundohet të qetësohet, pa bërtitur herë tjetër kaq shumë nëpër shtëpi. Ajo thotë se ka disa banorë si Anila apo Liami që e bëjnë që të nervozohet. “Dëgjo se ti je gërricëse gjithandej”, i përgjigjet Ermali. Ai thotë se nuk e ngacmon askush kot, por është ajo që i shtyn në debate. Ajo i tregon për debatin që ka pasur me Liamin, ndërsa Ermali ia pret shkurt, duke i thënë: “Do t’i kesh thënë diçka ti se s’të rri goja ty”. Ermir, e cila është e pranishme atje, thotë se ka qenë Françeska ajo që ka ndërhyrë në bisedën e tij dhe se e quajti “ordiner”, për ta provokuar që ai ta ofendonte edhe më keq. Françeska mendon se Liami gërricet kot me të, por Ermirës i kanë bërë përshtypje fjalët ofenduese që ajo ka përdorur kundrejt Liamit dhe e fajëson Françeskën për këtë gjë. “Pse i thua ordiner, kur nuk do që ta prekësh”, i thotë Ermira. Françeska thotë se nuk do që t’i nënshtrohet Liamit dhe për këtë arsye i kundërvihet. “S’jam unë si ata ushtarët që mban nga pas ai”, shprehet ajo. Ata diskutojnë edhe për disa minuta, lidhur me pakënaqësitë që ka Françeska kundrejt sjelljes moskokëçarëse të Ermalit.
Është koha të flasim për tre të dënuarit e shtëpisë së BB. Ata, që prej të shtunës së kaluar kanë qenë të izoluar në dhomën e dënimit dhe kanë dalë prej saj vetëm gjatë provave të javës. Izolimi nuk ka qenë fort i thjeshtë, sepse duhet të hanin vetëm fasule, makarona ose bukë me djathë, në mungesë të këtij të fundit, bukë me gjizë. Por ka pasur shumë momente të bukura, të cilat sëbasku me banorët, i ndjekim në nje klip.
Arbana i pyet tre djemtë e dënuar si ka qenë kjo javë për ta, cilat kanë qenë momentet më të vështira, e cili ka qenë gardiani më i mirë e më i keq. Ermali shprehet se Anilën e kanë korruptuar shpejt, ndërsa Ermira ka qenë gardiania më e rreptë.
Arbana i thotë Edit t’u hapë derën e burgut e t’i shoqërojë djemtë në dhomën e surprizave. Aty gjenden tre familjarët e të dënuarve: mamaja e Ermalit, babai i Liamit dhe vëllai i Arbrit. Arbana i fton banorët të ulen secili përballë familjarëve përkatës. Ata kanë nga një telefon me të cilin do të komunikojnë me ta. Djemtë kanë pesë minuta kohë për të folur me familjarët e tyre.
Tre djemtë fillojnë të flasin me familjarët e tyre e po ashtu ata i kanë sjellë nga një dhuratë djemve. Arbrit i ka sjellë i vëllai një kapelë të një dëshmori të luftës, një këmishë të vëllait të cilën e pëlqen shumë. Mamaja e Ermalit ka sjellë byrek, ndërsa babai i Liamit i ka sjellë një shishe verë dhe një poster të Prodigy.
Ermali misteri i shtepise se “Big Brother”, para se te behej pjese e reality show- t kishte nje lidhje jo pak te rendesishme me nje vajze nga qyteti i Beratit, Lorinen. Vetem se, edhe ai vete duhet ta kete kuptuar, se pas afrimit me Francesken e sidomos tani qe ata perfliten se kane kryer marredhenie seksuale, ndoshta Lorina nuk e pret me.Farmacistja bionde duket se nuk e ka pritur aspak mire “lojen” qe po ben Ermali ne “Big Brother”. Thashetheme te shumta na informojne se pervec Lorines, sjelljet e Ermalit po i perjeton keq edhe familja e saj, e cila ndihet e turperuar. Edhe sikur vajza e tyre te doje te rikthehet e ta fale te dashurin, familja ia ka ndaluar kategorikisht, duke mos i aprovuar aspak keto veprime, te turpshme, sipas tyre.Duket se per Ermalin, me mbarimin e lojes perpara kamerave dhe syve kurioze te publikut shqiptar, do te rinise nje tjeter “Big Brother”, po kete here pa kamera e pa nominim. Madje Ermali ndoshta do te dale menjehere i eliminuar nga jeta e Lorines dhe e familjes se saj.